Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Etnofantazi – 2022

Foto: pixabay

Është festë - rast për të pasur një humor të mirë, të cilit i shtojmë edhe muzikën e këndshme të tre kompozitorëve dhe interpretuesve të talentuar të xhazit - Borisllav Petrov, Ljudmill Krumov dhe Vlladimir Kërparov, të cilët i kemi dëgjuar në një sërë projektesh të përbashkëta. Gjëja që i lidh ata me njëri tjetrin është edukimi që kanë marrë, si brenda ashtu dhe jashtë vendit, përvoja skenike në zhanre të ndryshme, si dhe dashuria për xhazin dhe folklorin bullgar. Ndërthurjen e dy traditave muzikore, të lindura në një mjedis kulturor krejt tjetër, ata e quajnë sfidë, përplasje kulturore, rrugëtim në treva të ndryshme muzikore. Për ta është një burim i pashtershëm frymëzimi dhe idesh, të cilat i gjejmë edhe në projektet e tyre të reja të prezantuara në vitin 2022.

"Be-Bop-Hop-Trop" është albumi i tretë i grupit "Xhazanica", i krijuar nga bateristi Borisllav Petrov në vitin 2008 në Holandë si një projekt studentor, gjatë studimeve të tij në Amsterdam. Përbërja aktuale e grupit përfshin Zhivko Vasilev - fyell, Borisllav Iliev - kitarë dhe tambura, si dhe bashkëpunëtorët e vjetër muzikorë të Borisllav Petrovit - Dimitër Ljolev - saksofon dhe Mihaill Ivanov - kontrabas. Programi i albumit u prezantua në Festivalin “A to JazZ” dhe koncerti u filmua dhe u transmetua nga televizioni francez Mezzo. “Sinqerisht shpresoj se edhe adhuruesit më të zjarrtë të bebop-it do të duan të hidhen dhe kërcejnë vallet popullore bullgare gjatë dëgjimit të albumit, të cilin e kam lënë të nënkuptohet nëpërmjet shprehjes “hop-trop”, thotë Borisllav Petrov, autor i të gjitha këngëve në albumin. Për miqtë e Radio Bullgarisë, muzikanti zgjodhi titullin shumëngjyrësh “Prash djegës”.

Muaj më parë prezantuam premierën e "Përplasje kulturore - Nga Danubi deri në Misisipi" – albumit të ri të Ljudmill Krumov, i cili prej vitesh jeton në Holandë. Kitaristi virtuoz është edhe producent i këtij projekti, i cili përfshin Orkestrën e Vogël Bullgare të Folk Jazz-it. Përveç tij, grupi përfshin Pejo Peev - gadullka, Zhivko Vasilev - fyell, Vasill Haxhigrudev - bas, Teodor Petkov - piano, Borisllav Petrov - bateri. "Unë shoh" një anije të vogël që niset nga vendi ynë, me ritmet dhe meloditë karakteristike, vazhdon përmes harmonisë evropiane për të mbërritur në Misisipi dhe xhazin e Nju Orleansit, bi-bop-in e Nju Jorkut... dhe anasjelltas." - fjalë të Ljudmillit nga intervista e tij për Radio Bullgarinë.


Kujtojmë se prezantimi premierë mediatik i albumit "Përplasje kulturore", dhe para tij i shfaqjes "Dunavsko", ishte pjesë e podkasteve, si dhe në faqen e Radio Bullgarisë. Për herë të parë në programin tonë u transmetuan pjesë nga albumi "Iglika" i Vlladimir Kërparov, i cili prej dekadash jeton dhe krijon në Gjermani. Albumi përbëhet nga nëntë kompozime origjinale nga saksofonisti i famshëm bullgar. Disa nga pjesët do të interpretohen në vendin tonë në muajin prill, në koncertin e Vlladimirit me Big Band-in e BNR-së, për të cilin ai po përgatitet shumë. Ja dhe një pjesë nga albumi i ri - "Valle Kamelino", me urime për festa të bukura dhe të qeta, shëndet dhe shumë takime të tjera në hapësirën e quajtur Radio Bullgaria.
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Plovdivi bëhet kryeqyteti i kitarës

Nga 4 deri më 6 tetor, Plovdiv do të bëhet kryeqyteti i kitarës. Kjo për shkak të festivalit GuitART, i cili për të nëntin vit radhazi do të na ofrojë një takim me kitaristë me famë botërore dhe grupe të reja me muzikantë të talentuar nga vende të..

botuar më 24-10-03 8.30.PD

"Më trego diçka"

Toma Zdravkovin e njohim si një nga zërat më karakteristikë të rokut bullgar. Pas një periudhe të ngopur me pjesëmarrje në formate televizive, ai sërish është angazhuar aktivisht në krijimin e këngëve të reja. Pasi prezantoi “Përpara” dhe “Mbresat..

botuar më 24-10-01 2.35.MD

"Një herë në një milion"

Kënga e fundit e Vlladi Ampov - Grafa është "Një herë në një milion". Autori i muzikës dhe aranzhimit është vetë Vlladi, ndërsa teksti është i Rushi Vidinliev. Ky takim krijues nuk është i pari për ta - bashkëpunimi i tyre i mëparshëm ishte 20..

botuar më 24-09-30 6.20.PD