Në 24 orët e fundit janë zbuluar 147 raste me koronavirus nga 2365 testime, sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar Informativ. 6% e mostrave rezultuan pozitive. 59% e të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. Më së shumti raste të reja ka në Sofje - 38, në Burgas - 18 dhe në Sliven - 13. Janë 357 pacientë në spital - 33 prej tyre në reparte të kujdesit intensiv. 69% e 36 të sapo pranuarve nuk ishin të vaksinuar. Pesë persona kanë vdekur – të gjithë të pa imunizuar, ndërsa janë shëruar 338. Rastet aktive numërojnë 3754. Dje janë bërë 312 doza të vaksinave kundër koronavirusit. Janë 2 074 734 persona me imunizimin e përfunduar.
Nuk ka rrezik të ndotjes së Detit të Zi në rajonin e zonës ekskluzive ekonomike bullgare nga derdhja e naftës në ngushticën e Kerçit pasi dy cisterna ruse u rrëzuan atje. Kjo u bë e ditur në Varna nga Admirali i Flotës Prof. Kalin Kalinov - kreu i Shkollës..
Negociatat për formimin e një qeverie mes mandatarit të ardhshëm GERB-SDS dhe fraksioneve parlamentare po vazhdojnë. Ata u ulën sot në tryezën e bisedimeve me përfaqësuesit e BSP-E Majta e Bashkuar. Ekipet negociuese të dy forcave parlamentare ishin..
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha në Pernik se është optimiste për formimin e një kabineti të rregullt. “Bisedimet e djeshme më mbushin me shpresë, sepse vetë fakti që do të vazhdojnë edhe sot do të thotë se ka vend për bisedime dhe negociata. Gjëja..