Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

147 të sapo infektuar me koronavirus, pesë kanë vdekur

Foto: BGNES

Në 24 orët e fundit janë zbuluar 147 raste me koronavirus nga 2365 testime, sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar Informativ. 6% e mostrave rezultuan pozitive. 59% e të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. Më së shumti raste të reja ka në Sofje - 38, në Burgas - 18 dhe në Sliven - 13. Janë 357 pacientë në spital - 33 prej tyre në reparte të kujdesit intensiv. 69% e 36 të sapo pranuarve nuk ishin të vaksinuar. Pesë persona kanë vdekur – të gjithë të pa imunizuar, ndërsa janë shëruar 338. Rastet aktive numërojnë 3754. Dje janë bërë 312 doza të vaksinave kundër koronavirusit. Janë 2 074 734 persona me imunizimin e përfunduar.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 19 dhjetorin

Para mesditës së ditës së enjte do të mbajë mot me mjegull. Rreth dhe pas mesditës, dukshmëria do të përmirësohet përkohësisht dhe do të mbizotërojë mot me diell. Do të jetë pothuajse e qetë. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 9° dhe 14°, në zonat..

botuar më 24-12-18 7.40.MD
Daniell Mitov

GERB-SDS i bëri thirrje kryeministrit Gllavçev që të tërheqë marrëveshjen me Ukrainën

GERB-SDS i bëri thirrje kryeministrit Dimitër Gllavçev që të tërheqë Marrëveshjen 10-vjeçare të Sigurisë me Ukrainën. Sipas Daniell Mitov nga GERB, momenti i zgjedhur nga Gllavçev për të sjellë këtë lloj marrëveshjeje në parlament është..

botuar më 24-12-18 6.38.MD

Në kufirin e brendshëm bullgaro-rumun vendoset kontroll i përkohshëm kufitar

Qeveria në mbledhjen e sotme miratoi një vendim për vendosjen e përkohshme të kontrollit kufitar në kufirin e brendshëm bullgaro-rumun, si dhe për pezullimin e funksionimit të pikave kufitare në kufirin e brendshëm bullgaro-rumun dhe bullgaro-grek...

botuar më 24-12-18 4.46.MD