Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 24 dhjetorin

Mot me vranësira me temperatura pozitive

Foto: BGNES

Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët me erë të dobët jugperëndimore. Temperaturat minimale do të jenë nga minus 2° deri në 3°, në Sofje rreth 1°. Vranësirat sërish do të shtohen dhe trashohen nga perëndimi. Në orët e mbrëmjes dhe natën para Krishtlindjes do të ketë reshje shiu vende-vende, kryesisht në gjysmën verilindore të vendit. Pasdite në Fushën e Danubit do të fryjë erë e dobët, mesatare perëndimore-jugperëndimore. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 7° dhe 12°, në Sofje rreth 9°.

Vranësirat do të jenë të ndjeshme në zonat malore. Në disa vende në masivët e Bullgarisë Perëndimore do të ketë reshje shiu, mbi 1800 m - shiu do të kthehet në borë. Do të fryjë erë mesatare veriperëndimore. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 m do të jetë rreth 8°, në 2000 m - rreth 0°.

Paradite në disa zona përgjatë Detit të Zi dukshmëria do të zvogëlohet. Vranësirat do të shtohen dhe trasohen gjatë ditës. Në mbrëmje do të ketë reshje të dobëta shiu. Do të fryjë erë e dobët jugperëndimore. Temperaturat maksimale do të jenë 10°-12°, kurse temperatura e ujit të detit 7°-10°. Eksitimi i detit do të jetë 1-2 ballë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kryeministri deklaroi se Bullgaria nuk mund të përballojë të zgjedhë mes BE-së dhe SHBA-së

Një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme mund të arrihet përmes sigurisë për Ukrainën dhe BE-në. Kështu deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Sigurimit pranë Këshillit të Ministrave. Tema e takimit ishte..

botuar më 25-03-05 9.52.PD

Parashikimi i motit për 5 marsin 2025

Paraditen e së mërkurës do të ketë vranësira me shtresa të ulëta ose vende-vende mjegull në fusha, lugina dhe rreth pellgjeve. Temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 1°. Në Sofje do të jetë rreth minus 1°. Gjatë ditës do të mbajë mot me..

botuar më 25-03-04 7.35.MD

Qeveria po diskuton temën e sigurisë

Këshilli i Sigurimit pranë Këshillit të Ministrave mban sot një mbledhje të thirrur nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Tema është “Rishikimi dhe analiza e situatës aktuale gjeopolitike dhe rreziqet që rrjedhin për sigurinë kombëtare”. Përveç anëtarëve..

botuar më 25-03-04 6.16.MD