Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ia themi lamtumirën e fundit Mihaill Mihajllovit, doajenit në Redaksinë e Gjuhës Spanjolle të "Radio Bullgarisë"

4
Mihaill Mihajllov

Mihaill Mihaillov, një përkthyes dhe folës brilant nga Redaksia e Gjuhës Spanjolle e “Radio Bullgarisë”, u largua nga ne. Përkthimet dhe prezenca e tij gazetareske do të vazhdojnë të jenë shembull i profesionalizmit të lartë dhe zotërimit të shkëlqyer të gjuhës së Servantesit. 

Pas përfundimit të filologjisë spanjolle në Universitetin "Shën Kliment Ohridski", Mihaill Mihajllov iu përkushtua përkthimit. Një moment kurioz në karrierën e tij është ndihma në komunikim që ai u dha inxhinierëve bullgarë në Kubë, të cilët ndërtuan një sërë zonash infrastrukturore në ishull. Por si profesionist Misho la gjurmët më të ndritshme me punën e tij në Redaksinë e Gjuhës Spanjolle të "Radio Bulgarisë" të BNR. 

Misho ishte një njeri me zemër të madhe dhe një mik besnik, i gatshëm për të ndihmuar këdo. Ai kishte një kujtesë të shkëlqyer dhe një zë karakteristik e të paharrueshëm. Kolegu ynë i dashur ishte shumë i etur për të ndarë njohuritë e tij me kolegët e tij dhe ishte gjithmonë i gatshëm për t'u mësuar atyre diçka të re! 

Në kujtim të tij do të dëgjojmë një fragment nga programi i Vitit të Ri i “Radio Bullgarisë” në gjuhën spanjolle, i transmetuar në fund të dhjetorit 2016. 

Një fragment nga një transmetim në radio me zërin e Mihaill Mihajllov është pjesë e këngës "Radio Bullgaria" të grupit meksikan Mexitano Soundsystem.
U prehtë në paqe!
Foto: arkiv personal


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Bullgaria sot – 13 gusht 2024

Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Në minutat për muzikë do t’ju informojmë për koncertet akapele të formacionit "Spektrum". Ju urojmë minuta të këndshme! 01.27 – Lajmet 10.30 –  Kënga e Ditës 

botuar më 24-08-13 3.00.MD

Bullgaria sot – 12 gusht 2024

Të nderuar miq, në fillim të programit tonë më 12 gusht 2024 do të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën tonë të përditshme “Kënga e Ditës” ju ofrojmë këngën "Lamtumirë, dashuri" në interpretim të Jordanka Hristovës. Ju urojmë minuta të..

botuar më 24-08-12 3.00.MD

Bullgaria sot - 9 gusht 2024

Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Më pas, në rubrikën “Politikë”, politologu Svetlin Taçev do të fokusohet në gjendjen e demokracisë dhe sistemit politik në vendin tonë. Në minutat për muzikë ju ofrojmë një interpretim..

botuar më 24-08-09 3.00.MD