Më 3 shkurt, Ukraina dhe BE do të mbajnë një samit në Kiev për të diskutuar mbështetjen financiare dhe ushtarake, bëri të ditur në një deklaratë zyra e Presidentit Volodimir Zelenski. Ai diskutoi detajet e takimit me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në telefonatën e tij të parë të vitit.
Rusia po planifikon një fushatë të qëndrueshme të sulmeve me dronë iraniane, tha presidenti ukrainas Volodimir Zelenski në fjalimin e tij tradicional të mbrëmjes. "Ne kemi informacione se Rusia po planifikon një sulm të vazhdueshëm me dronët “Shahid”, shtoi Zelenski.
Instituti për Studimin e Luftës me qendër në SHBA - ISW, komentoi se sulmet masive të Moskës kundër sistemit energjetik të Ukrainës nuk do të sjellin rezultatin e dëshiruar të Kremlinit. ISW citon blogerët ushtarakë rusë të cilët janë të indinjuar që në vend që të sulmojë infrastrukturën ushtarake ukrainase, ushtria ruse po shpërdoron aftësitë e saj kundër objektivave civile.
Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar një hetim për shkak të vdekjes së ushtarëve në mesnatën e 31 dhjetorit në qytetin e pushtuar ukrainas të Makeevka. Ushtria ukrainase pohon se rreth 400 ushtarë rusë, që kanë festuar Vitin e Ri, janë vrarë në sulmin në depot ushtarake pranë Doneckut. Kremlini deklaroi se kanë vdekur vetëm 63 persona, por blogerët ushtarakë rusë po flasin gjithashtu për qindra të vrarë vetëm gjatë këtij sulmi me raketa ukrainase.Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore u mbajt përpara monumentit të Apostullit të Lirisë në Sofje . Homazhe bënë kreu i shtetit Rumen..
Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB), Dimitër Radev do të nënshkruajë kërkesën për një raport të jashtëzakonshëm të konvergjencës për përmbushjen e kritereve për anëtarësim në eurozonë. Kjo u bë e qartë nga një intervistë të tij për BTA, në..
Diplomacia bullgare, pa u mburrur, përdor ndikimin e saj për të liruar qytetarët bullgarë që janë pengje të Hamasit në Gazë. Falënderuam ambasadoren bullgare Sllavena Gergova dhe ambasadorin e BE-së në Izrael Dimitër Cançev, si dhe popullin dhe..
Nuk ka asnjë ndryshim, forcat e armatosura bullgare nuk do të dërgohen në Ukrainë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një koment për takimin mes..
Bullgaria paraqiti një kërkesë për një raport të jashtëzakonshëm konvergjence bazuar në të kuptuarit se vendi i plotëson kriteret për të hyrë në..
Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të..