Më 3 shkurt, Ukraina dhe BE do të mbajnë një samit në Kiev për të diskutuar mbështetjen financiare dhe ushtarake, bëri të ditur në një deklaratë zyra e Presidentit Volodimir Zelenski. Ai diskutoi detajet e takimit me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në telefonatën e tij të parë të vitit.
Rusia po planifikon një fushatë të qëndrueshme të sulmeve me dronë iraniane, tha presidenti ukrainas Volodimir Zelenski në fjalimin e tij tradicional të mbrëmjes. "Ne kemi informacione se Rusia po planifikon një sulm të vazhdueshëm me dronët “Shahid”, shtoi Zelenski.
Instituti për Studimin e Luftës me qendër në SHBA - ISW, komentoi se sulmet masive të Moskës kundër sistemit energjetik të Ukrainës nuk do të sjellin rezultatin e dëshiruar të Kremlinit. ISW citon blogerët ushtarakë rusë të cilët janë të indinjuar që në vend që të sulmojë infrastrukturën ushtarake ukrainase, ushtria ruse po shpërdoron aftësitë e saj kundër objektivave civile.
Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar një hetim për shkak të vdekjes së ushtarëve në mesnatën e 31 dhjetorit në qytetin e pushtuar ukrainas të Makeevka. Ushtria ukrainase pohon se rreth 400 ushtarë rusë, që kanë festuar Vitin e Ri, janë vrarë në sulmin në depot ushtarake pranë Doneckut. Kremlini deklaroi se kanë vdekur vetëm 63 persona, por blogerët ushtarakë rusë po flasin gjithashtu për qindra të vrarë vetëm gjatë këtij sulmi me raketa ukrainase.Të premten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 20 deri në minus 5°. Në Sofje do të jetë rreth minus 13°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veri-verilindor në rajonet lindore...
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja. Ceremonia solemne u zhvillua në sheshin qendror “Liria” në qytet, në prani të shefit të mbrojtjes..
Askush, askund, në asnjë mënyrë, nuk e ka diskutuar çështjen e dërgimit të personelit ushtarak në Ukrainë për të marrë pjesë në armiqësitë midis Rusisë dhe Ukrainës. Kështu u tha deputetëve ministri i punëve të jashtme, Georg Georgiev. Georgiev,..
Nuk ka asnjë ndryshim, forcat e armatosura bullgare nuk do të dërgohen në Ukrainë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një koment për takimin mes..
Bullgaria paraqiti një kërkesë për një raport të jashtëzakonshëm konvergjence bazuar në të kuptuarit se vendi i plotëson kriteret për të hyrë në..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5° deri në 0°, më të ulëta në zonat verilindore deri në minus 7°. Në Sofje do të jetë rreth..