Foshnja e parë për vitin 2023 në Norvegji është bullgare dhe quhet Amaja. Ajo lindi më 1 janar, 13 minuta pas mesnate, në një periferi të kryeqytetit Oslo, raportoi Nova TV. Amaja u shpall fëmija i vitit, së bashku me një djalë që lindi në të njëjtën minutë në Bergen. Emri Amaja do të thotë “lumturi”, shpjegon babai Kallojan. Ai jeton në Norvegji që nga viti 2009, pasi ka shkuar atje për të jetuar me prindërit e tij. "Këtu standardi është i ndryshëm. Desha që fëmija të rritet këtu, por të vijë në Bullgari për të vizituar të afërmit e tij", tha babai.
Duke qenë Foshnja e Vitit, Amaja do të vizitohet nga Kryetari i Bashkisë së Oslos. Ajo do të marrë pelena falas për një vit dhe të drejtën për të ndjekur falas kopshtin gjithashtu për një vit.Shërbimi i Shpëtimit Malor i Kryqit të Kuq Bullgar paralajmëron se kushtet atmosferike për turizëm në male janë të këqija. Është me re dhe me mjegull. Për shkak të reshjeve të dendura të borës në ditët e fundit, është në fuqi shkalla më e lartë e..
Nga ecuria e bisedimeve me Aleancën për të Drejtat dhe Liritë (APS) varet nëse të mërkurën më 15 janar do të paraqitet një dosje me emra për formimin e qeverisë. Rosen Zheljazkov nga GERB-SDS tha për mediat se ende nuk është vendosur asgjë dhe..
Në një nga sistemet më interesante të shumëplanetëve të zbuluar deri më tani, një ekip shkencor me pjesëmarrjen bullgare tregoi praninë e tre exoplanetëve, njoftoi BNT. Sistemi planetar ndodhet 1100 dritëvite nga Toka, rreth yllit TOI-4504 në..
Kryetarja e Kuvendit Popullor Natalija Kisellova bisedoi me ambasadorin amerikan në Bullgari, Kenet Merten. Kisellova i shprehu ngushëllimet e saj dhe..
Presidenti Rumen Radev do të dorëzojë mandatin e parë eksplorues për formimin e qeverisë të mërkurën, më 15 janar, në orën 12:00, njoftoi zyra e shtypit..
Negociatat për formimin e qeverisë vazhdojnë edhe sot. Ka marrëveshje për emrin e kryeministrit - Rosen Zheljazkov nga GERB-SDS, ka pajtim edhe për..