301 janë të sapo infektuarit me Covid në vend në 24 orët e fundit. Rastet u rritën me 227 nga një ditë më parë. Mbi 59% prej të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. 6.1% e 4 899 testeve të kryera janë pozitive, krahasuar me 6% të treguesit të martën, sipas portalit coronavirus.bg.
Numri i të sëmurëve të regjistruar aktivë u ul me 36 në 3836. Në spitale u shtruan 82 të infektuar. 52 nga të sapo pranuarit ose 63.41% nuk janë të vaksinuar. Të shtruarit janë ulur me një në 367. Janë 34 të infektuar në terapi intensive.
Pesë persona me Covid të konfirmuar kanë vdekur gjatë harkut të shënuar kohor. Tre nga të vdekurit nuk janë imunizuar. 332 veta u shëruan të martën. Janë administruar 126 vaksina.Nuk ka rrezik të ndotjes së Detit të Zi në rajonin e zonës ekskluzive ekonomike bullgare nga derdhja e naftës në ngushticën e Kerçit pasi dy cisterna ruse u rrëzuan atje. Kjo u bë e ditur në Varna nga Admirali i Flotës Prof. Kalin Kalinov - kreu i Shkollës..
Negociatat për formimin e një qeverie mes mandatarit të ardhshëm GERB-SDS dhe fraksioneve parlamentare po vazhdojnë. Ata u ulën sot në tryezën e bisedimeve me përfaqësuesit e BSP-E Majta e Bashkuar. Ekipet negociuese të dy forcave parlamentare ishin..
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha në Pernik se është optimiste për formimin e një kabineti të rregullt. “Bisedimet e djeshme më mbushin me shpresë, sepse vetë fakti që do të vazhdojnë edhe sot do të thotë se ka vend për bisedime dhe negociata. Gjëja..