301 janë të sapo infektuarit me Covid në vend në 24 orët e fundit. Rastet u rritën me 227 nga një ditë më parë. Mbi 59% prej të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. 6.1% e 4 899 testeve të kryera janë pozitive, krahasuar me 6% të treguesit të martën, sipas portalit coronavirus.bg.
Numri i të sëmurëve të regjistruar aktivë u ul me 36 në 3836. Në spitale u shtruan 82 të infektuar. 52 nga të sapo pranuarit ose 63.41% nuk janë të vaksinuar. Të shtruarit janë ulur me një në 367. Janë 34 të infektuar në terapi intensive.
Pesë persona me Covid të konfirmuar kanë vdekur gjatë harkut të shënuar kohor. Tre nga të vdekurit nuk janë imunizuar. 332 veta u shëruan të martën. Janë administruar 126 vaksina.GERB nuk do të mbështesë në asnjë pjesë buxhetin për vitin 2025. Këtë e deklaroi para gazetarëve në margjinat e parlamentit lideri i GERB-it, Bojko Borisov. Ai theksoi se ligji që detyron Ministrinë e Financave të përcaktojë një deficit prej 3% duhet..
Parlamenti po dëgjon ministrin në detyrë të bujqësisë dhe ushqimеvе, Georgi Tahov dhe drejtorin ekzekutiv të Agjencisë Bullgare të Sigurisësë Ushqimeve, Svetllozar Patarinski, për rastin me delet në Velingrad. Seanca është me kërkesë të Andrej..
Pasi Plenumi i Gjykatës dhe ushtruesi i detyrës së ministrit të drejtësisë hoqën dorë nga kompetencat për të paraqitur kandidaturat për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, sot mblidhet sërish Këshilli i Lartë Gjyqësor. Mbledhja e sotme..