301 janë të sapo infektuarit me Covid në vend në 24 orët e fundit. Rastet u rritën me 227 nga një ditë më parë. Mbi 59% prej të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. 6.1% e 4 899 testeve të kryera janë pozitive, krahasuar me 6% të treguesit të martën, sipas portalit coronavirus.bg.
Numri i të sëmurëve të regjistruar aktivë u ul me 36 në 3836. Në spitale u shtruan 82 të infektuar. 52 nga të sapo pranuarit ose 63.41% nuk janë të vaksinuar. Të shtruarit janë ulur me një në 367. Janë 34 të infektuar në terapi intensive.
Pesë persona me Covid të konfirmuar kanë vdekur gjatë harkut të shënuar kohor. Tre nga të vdekurit nuk janë imunizuar. 332 veta u shëruan të martën. Janë administruar 126 vaksina.Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe i qetë. Në orët e mëngjesit në ultësira, kryesisht në gjysmën lindore të vendit dhe përgjatë rrjedhës së lumit Danub do të mbajë mjegull ose vranësira të ulëta. Temperaturat minimale do të..
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte mbërriti me një helikopter të Forcave Ajrore Bullgare në poligonin Novo Sello, në rrethin e Slivenit, për t'u njohur me punën e grupit luftarak shumëkombësh me vendin kornizë Italinë. I ftuari shoqërohej nga..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev deklaroi nga Brukseli se presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka treguar mirëkuptim të plotë për vendimin për të mos nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit midis Bullgarisë dhe Ukrainës pa mbështetjen e Asamblesë..