Dy topa anijesh hekuri dhe dhjetëra municione të vjetra mbi 200 vjeçare u nxorën në ditët e fundit të vitit 2022 nga fundi i Detit të Zi Verior Bullgar nga një ekip i Qendrës për Arkeologjinë Nënujore, i drejtuar nga drejtori Dr. Najden Prahov.
Sipas analizave fillestare, topat datojnë nga fundi i shekullit të 18-të - fillimi i shekullit të 19-të. Ata kanë qenë pjesë e armatimit të një anijeje që është mbytur në rrethana të panjohura në veri të Kepit Kaliakra.
Për arsye sigurie, vendndodhja e saktë e objekteve po mbahet sekret. Në vitin 2023, armët dhe pjesët e tjera të inventarit të anijes do të ekspozohen në Muzeun Historik Kombëtar.Në kryeqytet u shfaq filmi dokumentar i gazetares Milena Milotinova "Vetëm sepse ata ishin bullgarë". Ai kujtoi ngjarjet e të ashtuquajturve “Krishtlindjet e përgjakshme” në Maqedoni në vitin 1945. Në shfaqjen në Institutin Maqedonas asistuan..
Qyteti i shenjtë shkëmbor i Perperikonit mori një tjetër njohje të madhe. Pasi një muaj më parë hyri në top dhjetëshen e vendeve arkeologjike më interesante në Evropë sipas gazetës së njohur britanike “The Guardian”, tani është shfaqur në faqen e..
Në vitin 2007, më 11 qershor, presidenti amerikan Xhorxh Bush – i riu vizitoi Sofjen. Sipas protokollit të kohës, konferenca për shtyp që ai dha për mediat u mbajt mes eksponateve të Muzeut Arkeologjik Kombëtar. Dreka zyrtare për të ftuarin u dha më vonë..
Këtë vit bëhen pesëmbëdhjetë vjet nga zbulimi i relikteve të Shën Joan Pagëzorit, Pararendësit, gjatë gërmimeve në ishullin Sozopoll nga një ekip i..