Dy topa anijesh hekuri dhe dhjetëra municione të vjetra mbi 200 vjeçare u nxorën në ditët e fundit të vitit 2022 nga fundi i Detit të Zi Verior Bullgar nga një ekip i Qendrës për Arkeologjinë Nënujore, i drejtuar nga drejtori Dr. Najden Prahov.
Sipas analizave fillestare, topat datojnë nga fundi i shekullit të 18-të - fillimi i shekullit të 19-të. Ata kanë qenë pjesë e armatimit të një anijeje që është mbytur në rrethana të panjohura në veri të Kepit Kaliakra.
Për arsye sigurie, vendndodhja e saktë e objekteve po mbahet sekret. Në vitin 2023, armët dhe pjesët e tjera të inventarit të anijes do të ekspozohen në Muzeun Historik Kombëtar.Me mbi 40 mijë objektet dhe artefaktet e saj arkeologjike, Bullgaria është një muze i vërtetë në ajër të hapur. Për nga numri i gjetjeve, vendi ynë renditet i treti në botë pas Italisë dhe Greqisë. Nga epoka neolitike, tetë mijëvjeçarë më parë, deri..
Batak është një emër që çdo bullgar e shqipton me respekt dhe dhimbje, sepse fati i qytetit të vogël malor është shënuar nga një nga ngjarjet më të përgjakshme në kujtesën tonë kombëtare - Masakrat e Batakut. Dhe nuk ka asnjë bashkatdhetar, i cili..
Gati 40 vjet më parë, Komunitetet e Kishës Ortodokse Bullgare në Evropën Perëndimore dhe Qendrore u ndanë në disa qytete - Budapest, Mynih, Vjenë, Stokholm, Malmö, Oslo dhe Paris. Pas hyrjes së vendit tonë në Bashkimin Evropian, me zgjerimin e..