Në 24 orët e fundit janë zbuluar 191 raste me koronavirus nga 3866 testime të kryera, sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar Informativ. 5% e mostrave kanë rezultuar pozitive. 64% e të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. Numri më i madh i rasteve të reja është në Sofje - 55, në Burgas - 21 dhe në Varna - 16. Janë 405 pacientë në spital - 35 prej tyre në reparte të kujdesit intensiv. 64% e 58 të sapo pranuarve nuk janë vaksinuar. Dy persona kanë vdekur - edhe të dy të pa vaksinuar, ndërsa 175 janë shëruar. Rastet aktive numërojnë 3940. Dje janë bërë 238 doza vaksina kundër koronavirusit. Janë 2 074 923 persona me imunizimin e përfunduar.
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 14°C, përgjatë bregdetit të Detit të Zi – ndërmjet 14 dhe 18°C, ndërsa në Sofje – rreth 9°C. Në rajonet lindore skajore, para mesditës do të ketë vranësira të ulëta, ndërsa në disa zona të..
Bullgaria do t'i bashkohet murit të dronëve që Bashkimi Evropian planifikon të krijojë së shpejti përgjatë kufijve të saj lindorë. Ministri i Mbrojtjes, Atanas Zaprjanov, konfirmoi sot në Veliko Tërnovo lajmin që u njoftua nga zëdhënësi i Komisionit..
Bullgaria nuk do ta ndryshojë sistemin dhe politikën e saj tatimore. Kjo u deklarua në Veliko Tërnovo nga Ministrja e Financave Temenuzhka Petkova në lidhje me përfundimet e misionit të fundit të rregullt të Fondit Monetar Ndërkombëtar në vendin tonë..
Gjatë natës moti do të jetë i kthjellët dhe pothuajse pa erë. Në orët e mëngjesit të së martës, vende-vende në ultësira dhe në rajonet lindore..
Trafiku në bulevardin “Carigradsko Shose” në Sofje u bllokua për shkak të dy protestave të njëkohshme – nga banorët e lagjes Gorubljane dhe ata të lagjes..
Bullgaria kremtoi 117-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së saj. Qendra e festimeve ishte ish-kryeqyteti Veliko Tërnovo, por aktivitete festive u..