Një kinema-koncert klasik i pianistes Veneta Nejnska është ngjarja e parë e vitit e organizuar nga Instituti Bullgar i Kulturës në Paris. Koncerti do të mbahet më 12 janar, në galerinë e institutit. Shfaqjet e bullgares, e cila u diplomua në klasën e pianistit me famë botërore John Perry, do t'i kushtohen kompozitorit, pianistit dhe intelektualit Dimitër Nenov.
"Personaliteti i kompozitorit do të prezantohet edhe me një film dokumentar të shkurtër "Dimitër Nenov, dimensionet e elegancës". Në programin e Veneta Nejnskës është përfshirë edhe muzika e kompozitorit të preferuar të Dimitër Nenovit, Ferenc Liszt" - njofton Instituti Bullgar i Kulturës në kryeqytetin francez. Dimitër Nenov është autor i veprave për orkestër simfonike, veprave vokalo-instrumentale dhe pjesëve për piano, muzika e tij është pranuar si një model nga një sërë kompozitorësh të gjeneratave krijuese të mëvonshme, të cilët kërkojnë dhe konfirmojnë shtigje të reja në muzikën bullgare.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare, e drejtuar nga maestro Dimitër Hristov , po përgatit një turne pranveror në mars. Të ftuar specialë solistë të "Orkestrës së Solistëve" në koncerte do të jenë këngëtarët Petja Paneva dhe..
Viktoria Gllavçeva këndon që nga mosha 4-vjeçare dhe ka fituar një sërë çmimesh, por një popullaritet të veçantë fitoi pas pjesëmarrjes në formatin televiziv "Zëri i Bullgarisë". Gjysmë viti më vonë prezantoi këngën e saj të parë “Flakadani” me muzikë..
Dy artistë të gjeneratave të ndryshme, por me një vizion të ngjashëm muzikor, takohen në një duet – këta janë Grafa dhe Dara Ekimova, dhe kënga e tyre e përbashkët është “Asnjë moment”. Grafa krijoi ritmin dhe një pjesë të melodisë ndërsa..