Po e kthej dosjen me mandat të paplotësuar për formimin e qeverisë, këtë ia tha presidentit Rumen Radev akademiku Nikollaj Denkov, kandidat për kryeministër nga partia “Po e vazhdojmë ndryshimin”, pasi ditën e premte Parlamenti nuk e pranoi deklaratën e tyre për qeverisjen e vendit. "Jam i sigurt se kjo përpjekje ia ka vlejtur - debatet, diskutimi në cilin drejtim të zhvillohet Bullgaria nuk është një aktivitet akademik, është një çështje për të ardhmen e fëmijëve tanë", tha Denkov.
“Bashkëmendimtarët dhe partnerët tuaj të koalicionit nga “Bullgaria Demokratike” deklaruan se mënyra e vetme për të formuar një qeveri me mandatin e tretë është nëse arrihet një marrëveshje mes jush dhe GERB-it, ndaj ju kërkoj ta diskutoni këtë çështje jashtëzakonisht të rëndësishme” - u përgjigj Rumen Radev.
Bashkëkryetari i "Bullgarisë Demokratike" Hristo Ivanov tashmë ka deklaruar dëshirën e tyre për marrjen e mandatit të tretë. Më 9 janar në Plovdiv, Ivanov shpjegoi se kushdo që merr mandatin e tretë për formimin e qeverisë, do të duhet të ndjekë formulën e përdorur në negociatat për dy mandatet e para - të mos flasim për koalicion qeverisës, por për qëllime qeverisëse. Ai sqaroi se ata do të mbështesin një qeveri vetëm me angazhime të qarta për reforma kushtetuese të prokurorisë, luftimin e korrupsionit dhe kufizimin e ndikimit rus në vend.Presidenti Rumen Radev u takua me ambasadorin e shtetit të Palestinës në Bullgari, Nasri Halil Salim Abu Xhejsh. Radev përshëndeti marrëveshjen e arritur për armëpushim në Gazë dhe lirimin e pengjeve. Ai shprehu shpresën se kjo do të çonte në krijimin e..
Para Këshillit të Ministrave në kryeqytet është zhvilluar sot një protestë me moton “Të rifitojmë aksesin në Vitosha”. Dashamirët e malit u shprehën të pakënaqur për faktin se teleferikët në Vitosha, rrëzë së cilës ndodhet Sofja, nuk funksionojnë më...
Deri më sot, furnizimet me gaz natyror nga Azerbajxhani në Bullgari nuk janë rinovuar ende. Kjo është raportuar nga BTA, duke cituar Bulgargaz. Furnizuesi publik vuri në dukje se sipas informacioneve të fundit në dispozicion, problemet teknike ende nuk janë..
Në vitin 2024 demokracitë përfituan nga ndryshimet politike dhe teknologjike duke rrëzuar liderët e dështuar, duke braktisur idetë e vjetruara dhe duke..
Në një ceremoni zyrtare më 21 janar, klouni i parë i argjendtë do t'i dorëzohet Treshes Ticiano, Mari dhe Natali Ballkanski për aktin e tyre të..
Prof. Kostadin Angellov u zgjodh kryetar i parë me rotacion i Këshillit për Menaxhimin e Përbashkët të Qeverisë. Në takimin e parë morën pjesë ministrja e..