Po e kthej dosjen me mandat të paplotësuar për formimin e qeverisë, këtë ia tha presidentit Rumen Radev akademiku Nikollaj Denkov, kandidat për kryeministër nga partia “Po e vazhdojmë ndryshimin”, pasi ditën e premte Parlamenti nuk e pranoi deklaratën e tyre për qeverisjen e vendit. "Jam i sigurt se kjo përpjekje ia ka vlejtur - debatet, diskutimi në cilin drejtim të zhvillohet Bullgaria nuk është një aktivitet akademik, është një çështje për të ardhmen e fëmijëve tanë", tha Denkov.
“Bashkëmendimtarët dhe partnerët tuaj të koalicionit nga “Bullgaria Demokratike” deklaruan se mënyra e vetme për të formuar një qeveri me mandatin e tretë është nëse arrihet një marrëveshje mes jush dhe GERB-it, ndaj ju kërkoj ta diskutoni këtë çështje jashtëzakonisht të rëndësishme” - u përgjigj Rumen Radev.
Bashkëkryetari i "Bullgarisë Demokratike" Hristo Ivanov tashmë ka deklaruar dëshirën e tyre për marrjen e mandatit të tretë. Më 9 janar në Plovdiv, Ivanov shpjegoi se kushdo që merr mandatin e tretë për formimin e qeverisë, do të duhet të ndjekë formulën e përdorur në negociatat për dy mandatet e para - të mos flasim për koalicion qeverisës, por për qëllime qeverisëse. Ai sqaroi se ata do të mbështesin një qeveri vetëm me angazhime të qarta për reforma kushtetuese të prokurorisë, luftimin e korrupsionit dhe kufizimin e ndikimit rus në vend.Kisha Ortodokse Bullgare është e vetmja përfaqësuese e Ortodoksisë tradicionale Lindore për vendin. Këtë e vendosën deputetët me ndryshimet përfundimtare në Ligjin për Fetë. Amendamenti që vetëm Kisha Ortodokse Bullgare mund të shfrytëzojë termin..
Pretendimet e qytetarëve bullgarë të hetuar për spiunazh në Mbretërinë e Bashkuar për lidhjet me "skalionet më të larta" të pushtetit në Bullgari janë po aq absurde sa edhe abuzimi manipulues i tyre, thuhet në një pozitë të administratës..
Partia “Vëzrazhdane” paraqiti një projekt-rezolutë për tërheqjen nga marrëveshja me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), njoftoi grupi parlamentar. Ata kërkojnë që qeveria të ndërpresë Marrëveshjen Themelore me OBSH-në për marrëdhënie..
Kisha Ortodokse Bullgare është e vetmja përfaqësuese e Ortodoksisë tradicionale Lindore për vendin. Këtë e vendosën deputetët me ndryshimet..
Një kontingjent i përbashkët oficerësh nga Bullgaria, Austria, Rumania dhe Hungaria do të përforcojnë sigurinë në kufirin bullgaro-turk nga 3 shkurti,..
Në prag të 1 shkurtit - Ditës së Nderimit të Viktimave të Regjimit Komunist në Bullgari, “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike (PP-DB) njoftoi..