Të mërkurën do të mbajë mot me vranësira dhe reshje shiu. Në zonat e larta të Bullgarisë Perëndimore dhe Paraballkanit do të ketë borë, ndërsa në Ultësirën e Trakisë së Epërme dhe Bullgarinë Lindore do të ketë reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 6°, ndërsa maksimalet nga 3 deri në 5° në Bullgarinë Perëndimore dhe deri në 9-11° në lindje. Në Sofje minimumi do të jetë 2°, kurse maksimumi 4°.
Do të bjerë shi mbi Detin e Zi. Temperaturat maksimale do të jenë 10-11°. Temperatura e ujit të detit do të jetë 9-10°. Eksitimi i detit do të jetë deri në 4 ballë.
Mbi male do të bjerë borë, nën 1000 m shi. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë 1°, në 2000 m deri në minus 4°.
Të enjten moti do të mbetet me vranësira, por temperaturat do të rriten.Paraditen e së premtes dukshmëria do të jetë e reduktuar vende-vende në fusha, lugina dhe përreth pellgjeve. Temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 4°, në Sofje rreth 1°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira..
Në një konferencë të jashtëzakonshme në Këshillin e Ministrave, zëvendëskryeministri dhe ministër i inovacionit dhe rritjes Tomisllav Donçev njoftoi se javën e ardhshme qeveria do të njoftojë se cilët nga projektet në kuadër të Planit të Rimëkëmbjes..
Para fillimit të Samitit të jashtëzakonshëm të BE-së, kryeministri Rosen Zheljazkov deklaroi se Bullgaria do të propozojë që fondet e pashpenzuara dhe të paabsorbuara nga Plani Kombëtar i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, të shfrytëzohen për mbrojtje..
Bullgaria ka potencial unik turistik dhe ne jemi këtu për ta prezantuar atë në mënyrën më të mirë. Këtë e deklaroi ministri i turizmit Mirosllav..
Lideri i DPS - Fillimi i Ri, Deljan Peevski deklaroi se është kundër vazhdomit të mbështetjes së liderit ukrainas Vollodimir Zelenski nga ana e..
Do të krijohet një qendër për inovacionet në mbrojtje, njoftoi kryeministri Rosen Zheljazkov në një mbledhje të qeverisë. Industria bullgare e mbrojtjes..