Sipas sondazhit të fundit të Eurobarometrit, të porositur nga Parlamenti Evropian, vetëm 49 për qind e bullgarëve të anketuar e konsiderojnë anëtarësimin tonë në BE si një gjë të mirë. Nga ana tjetër, krizat dhe veçanërisht lufta në Ukrainë e forcojnë mbështetjen për anëtarësimin në Union dhe për këtë shkak 62 për qind e të anketuarve në BE mendojnë se ajo është e mirë. Në të njëjtën kohë, 54 për qind e të anketuarve në vendin tonë mendojnë se anëtarësimi në BE është i rëndësishëm dhe 60 për qind - që ne kemi përfituar prej tij. Për 53 për qind të bashkatdhetarëve tanë të anketuar, anëtarësimi në BE hap mundësi të reja pune.
Sondazhi gjithashtu bën të qartë se 7 nga 10 të anketuar në të gjitha vendet e BE-së janë të shqetësuar për krizën e kostos së jetesës dhe presin masa shtesë nga Brukseli. Më të shqetësuarit janë në Greqi - 100 për qind, Qipro - 99 për qind, Itali dhe Portugali - 98 për qind secila. Në Bullgari, përqindja është gjithashtu ndër më të lartat - 96 për qind.Rasti me një qen të shkelur nga një mjek në një lagje të kryeqytetit shkaktoi një valë pakënaqësie publike dhe organizimin e një proteste në Sofje, e cila do të zhvillohet sot para Akademisë Ushtarako-Mjekësore – institucioni shëndetësor ku punon mjeku...
E ashtuquajtura “Vulë e dygjuhësisë” u krijua në vitin 2011 në shtetin amerikan të Kalifornisë me idenë se, në kushtet e një ekonomie dhe marrëdhëniesh të globalizuara, një person nuk mund ta zhvillojë plotësisht potencialin e tij duke ditur vetëm një..
Me moton “Fundin e ka afër – le ta përjetojmë me humor” në qytetin Gabrovo u hap i ashtuquajturi sezoni i 5-të i vitit. Në ditën e 11-të të muajit të 11-të nis sezoni i karnavaleve të Vitit të Ri dhe të pranverës në qytetet e Evropës dhe të botës. Me..