Sipas sondazhit të fundit të Eurobarometrit, të porositur nga Parlamenti Evropian, vetëm 49 për qind e bullgarëve të anketuar e konsiderojnë anëtarësimin tonë në BE si një gjë të mirë. Nga ana tjetër, krizat dhe veçanërisht lufta në Ukrainë e forcojnë mbështetjen për anëtarësimin në Union dhe për këtë shkak 62 për qind e të anketuarve në BE mendojnë se ajo është e mirë. Në të njëjtën kohë, 54 për qind e të anketuarve në vendin tonë mendojnë se anëtarësimi në BE është i rëndësishëm dhe 60 për qind - që ne kemi përfituar prej tij. Për 53 për qind të bashkatdhetarëve tanë të anketuar, anëtarësimi në BE hap mundësi të reja pune.
Sondazhi gjithashtu bën të qartë se 7 nga 10 të anketuar në të gjitha vendet e BE-së janë të shqetësuar për krizën e kostos së jetesës dhe presin masa shtesë nga Brukseli. Më të shqetësuarit janë në Greqi - 100 për qind, Qipro - 99 për qind, Itali dhe Portugali - 98 për qind secila. Në Bullgari, përqindja është gjithashtu ndër më të lartat - 96 për qind.Këtë vit Krishtlindja “mbërriti” në Sofje që në nëntor, me aromë të verës së ngrohtë, kanellës dhe magjisë festive. Radio Bullgaria ju rekomandon të vizitoni disa prej këndeve të Krishtlindjes në kryeqytet: Për më të paduruarit për të pritur..
Muzeu i parë i arit investues mirëpret në Plovdiv vizitorë që duan të mësojnë më shumë rreth historisë së parave dhe lidhjes së tyre me arin – nga lindja e arit, origjina e tij kozmike dhe rruga e tij deri në Tokë, deri tek mënyra se si ky metal i çmuar..
Më 16 nëntor do të shënojmë Ditën e “Caritas” – organizatës bamirëse të Kishës Katolike, e cila përmes kujdesit dhe gjesteve të mëshirës mbjell shpresë në zemrat e atyre që kanë nevojë. Në këtë ditë do të kujtojmë se më e rëndësishmja nuk është pasuria..