Mbi 7000 veta do të marrin pjesë në Festivalin e XIX të Lojërave të Kukerëve "Simitlija - Toka e Lashtë e Kukerëve" këtë fundjavë (14-15 janar) në Simitli. Tradicionalisht çdo vit, të shtunën e dytë të janarit, kukerët nga e gjithë Bullgaria mblidhen në qytetin jugor bullgar për të larguar "shpirtrat e këqij".
Gjatë dy fundjavave plot muzikë dhe ritme, më shumë se 30 grupe kukerësh nga e gjithë Bullgaria do të gëzojnë banorët e qytetit buzë lumit Struma, duke kërcyer me zilet e tyre të mëdha, duke kënduar dhe kërcyer. Babugerë, arinj, zbutës arinjsh, priftërinj, valltarë, persona aktualë nga politika dhe shouja do të bëjnë thirrje për shëndet dhe pjellori, duke rikrijuar zakonet e lashta popullore.
Secili grup do të parakalojë për rreth gjysmë ore, duke paraqitur gjithashtu një zakon të ndryshëm të së ashtuquajturës “survakane”. Çdo vit, numri i pjesëmarrësve rritet dhe festivali është bërë një emblemë e qytetit të Simitli.
Tradicionalisht, interesi për festën është shumë i madh dhe këtë vit, pas heqjes së kufizimeve në lidhje me pandeminë, në “Simitlija - Toka e Lashtë e Kukerëve” do të marrin pjesë edhe grupe nga vendet fqinje, njofton bashkia. Hyrja është falas dhe të gjithë janë të mirëpritur të shijojnë festën “Surva” që mund të shihet dhe ndjehet në Simitli.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Ngjyrosja me ngjyrat nga natyra – kjo është tema, të cilën e ka zgjedhur të studiojë me qasje etnografike heroina e tregimit tonë të sotëm. Ajo është një bullgare e re, të cilën rrethanat e jetës e çuan në SHBA që në një moshë fare të..
Në zonën “Karandilla”, mbi qytetin Sliven, më 23 gusht po mbahet Takimi i 32-të Kombëtar i Karakaçanëve në Bullgari. Ngjarja organizohet nga Federata e Shoqatave Kulturore dhe Arsimore të Karakaçanëve në Bullgari. Hapja zyrtare është në orën 10:30,..
Nga 22 deri më 24 gusht në zonën Dobromerica zhvillohet edicioni i 15-të i Festivalit të Kostumit Popullor Zheravna – 2025, një ngjarje që çdo vit mbledh mijëra vizitorë të veshur me kostume tradicionale popullore, njoftoi BNT. Mbi 30 gajde kaba do të..