Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët në Sllovaki janë një komunitet i vogël, por i lidhur ngushtë me njëri tjetrin

Zemra jonë rreh në ritmin e Bullgarisë, thotë Denica Sekuliçka

4
Denica Sekuliçka
Foto: Krasimir Martinov

Për të përhapur kulturën bullgare në mbarë botën dhe për të ruajtur identitetin tonë kombëtar në Sllovaki - ja çfarë Denitca Sekuliçka, kryetare e Bashkimit Kulturor Bullgar në Bratislavë dhe redaktore e revistës bullgare "Bashkatdhetar", i ka kushtuar një pjesë të madhe të jetës së saj.

“Organizata ekziston për gati 70 vjet dhe unë jam zgjedhur si kryetare e saj para 6 vitesh – na tregon Denica. – Unë si kryetare e sindikatës pranova edhe postin e redaktores së revistës “Bashkatdhetar”. Unë nuk jam gazetare, jam diplomuar për inxhinieri mekanike, por duke qenë se nuk kishte kush ta merrte këtë funksion, e mora unë përsipër. Gjithçka që bëjmë është vullnetare - për komunitetin bullgar, për Bullgarinë. Jemi me fat që ekziston një program financimi i pakicave në Sllovaki. Dhe duke qenë se ne bullgarët kemi statusin e pakicës zyrtare, shteti sllovak na jep një buxhet me të cilin arrijmë të mbajmë veten dhe të botojmë revistën”.

Revista " Bashkatdhetar" është dygjuhëshe - në bullgarisht dhe sllovakisht. Duke marrë këtë detyrë gjashtë vjet më parë, Denica Sekuliçka vendosi të ndërmarrë këtë hap për të promovuar historinë dhe kulturën e atdheut të saj në mesin e sllovakëve.

“Ka studentë që studiojnë gjuhën bullgare, të cilëve revista u ndihmon të mësojnë mbi gjuhën dhe vendin tonë”, shpjegon Denica. - Ndihmojnë edhe fëmijët e shkollës bullgare në Sllovaki. Ajo është një nga tre shkollat publike bullgare në Evropë. Më anë të revistës tregojmë për traditat dhe zakonet tona dhe se komuniteti bullgar në Sllovaki është i vogël, por i lidhur ngushtë me njëri tjetrin”.

Aktivitetet kulturore të komunitetit tonë në Sllovaki, puna e shkollës bullgare dhe e ambasadës sonë në Bratislavë janë ndër temat që gjejnë vend në faqet e revistës bullgare "Bashkatdhetar". Publikimi pasqyron edhe ngjarje të rëndësishme politike në lidhje me Bullgarinë dhe bullgarët që ndodhin në territorin e Sllovakisë. Për të tërhequr një audiencë sa më të gjerë, ajo ka edhe versionin e saj digjital - në faqen e internetit të Bashkimit Kulturor Bullgar. Nga bulgariansinslovakia.org mësojmë gjithashtu se bullgarët e parë në Sllovaki mbërritën atje në vitin 1902. Këta ishin kultivues perimesh punëtorë që shkonin atje si punëtorë sezonalë. Por gradualisht shumë prej tyre vendosën të marrin familjet e tyre nga Bullgaria dhe të vendosen përgjithmonë në kufijtë e Sllovakisë së sotme. Rreth vitit 1910, në Bratislavë u themelua shoqata e parë bullgare e kopshtarisë. Detyra e saj ishte të ngrinte shpirtin e bullgarëve, duke ndihmuar në të njëjtën kohë në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës amtare – diçka që sot po e bën Bashkimi Kulturor Bullgar i Denica Sekuliçka.

“Në vitin 2021 u bë numërimi i popullsisë në Sllovaki dhe për herë të parë në pyetësorë ishte edhe “vetëdije bullgare”, d.m.th. jo “shtetësi bullgare”, por “vetëdije”. Kjo është në plusin tonë, pasi ka shumë bullgarë që janë të gjeneratës së dytë dhe të tretë dhe tashmë kanë pasaporta sllovake. Sipas të dhënave zyrtare, janë 1406 qytetarë bullgarë dhe rreth 450 persona me vetëdije bullgare. Komuniteti ynë në Sllovaki nuk është i madh, por ne e mbështesim njëri-tjetrin", - thotë Denica.

Shfaqe teatrale, koncerte, punishte krijuese dhe ngjarje të tjera organizohen nga Bashkimi Kulturor Bullgar në Bratislavë gjatë gjithë vitit.

“Edhe pse jam rritur në Sllovaki, sepse prindërit e mi u transferuan atje kur isha shtatë vjeç, unë jam bullgare”, - thotë me krenari Denica. - Zemra ime rreh me ritmin bullgar, i cili është shumë më i shpejtë se ai i botës në të cilën jetojmë. Kjo është arsyeja pse unë ruaj këtë pozicion - sepse dua t'i tregoj botës se çfarë ka për të treguar Bullgaria. Vendi ynë është i pasur me kulturë, histori dhe tradita. Dhe kjo gjë duhet të shfaqet dhe të promovohet. Ky është vërtet misioni im”.

Denica Sekuliçka ka ndërtuar shtëpinë e saj në Austri, në “fshatin fqinj”, siç shprehet me shaka, sepse jeton afër kufirit sllovako-austriak. Burri i saj punon në Vjenë dhe gjithashtu është bullgar. Ata janë takuar në restorantin e Denicës në qendër të Bratislavës, në të cilin për 9 vite mblidheshin bullgarë nga afër dhe larg. Sot, familja e Denicës është e plotësuar me dy fëmijë të bukur - njëri është 5 vjeç dhe tjetri 1 vjeç. Ndonëse jetojnë në Perëndim, Denica thotë se ajo dhe i shoqi mendojnë shpesh për Bullgarinë: “Atdheu na tërheq drejt tij. Besoj se një ditë do të kthehemi!”

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello

Foto: BNR dhe facebook.com/dsekoulitchka




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Eksploruesit polarë bullgarë dhe francezë tregojnë për sfidat në Antarktidë

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..

botuar më 24-10-30 6.10.PD
Rajna Manxhukova

Rajna Manxhukova: Dua që lufta të mos ndajë komunitetin bullgar të besarabëve në Ukrainë dhe Moldavi

Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..

botuar më 24-10-29 2.30.MD

Zgjedhjet përfunduan, në pritje të zgjedhjeve të tjera!

Votë inercie. Votë me pikën e fundit të shpresës se nesër çdo gjë do të jetë mirë dhe ne do të takohemi për zgjedhje pas katër vitesh. Një votë inati për politikanët, për ne, për të tjerët që nuk kanë votuar. Qëndrimet janë shumë të ndryshme -..

botuar më 24-10-29 7.30.PD