Presidenti Rumen Radev ia dorëzoi mandatin për të propozuar kandidatin për kryeministër “BSP-së për Bullgarinë”. Kjo është mundësia e tretë dhe e fundit për të formuar një qeveri në Parlamentin e 48-të.
“Në kohë të opozitës së fortë politike, BSP-ja arriti ta ruajë dialogun, tregoi se mund të bëjë kompromise dhe të hyjë në negociata dhe koalicione, të qeverisë me kundërshtarët e saj politikë”, theksoi Radev.
“Faleminderit për besimin, e kuptojmë peshën e situatës, do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë që të kemi një qeveri të rregullt. Do të jetë e vështirë, por nuk është e pamundur”, u përgjigj kryetarja e BSP-së, Kornelija Ninova. Radev i dhuroi Ninovës një buqetë me trëndafila të kuq për ditëlindjen e saj më 16 janar.
Para Presidencës, ajo deklaroi se do t'i kërkojnë Këshillit Kombëtar të BSP-së mandat për të negociuar me të gjitha palët dhe për t'i ftuar në një takim lidershipi. Nëse shohin në mbledhje që nuk ka marrëveshje, do ta kthejnë mandatin.
“Ne do t'i ftojmë të gjitha partitë dhe liderët të kërkojnë atë që na bashkon - inflacionin, çmimet, të ardhurat, Planin e Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërinë. Ka gjëra urgjente që duhen bërë dhe nuk duhet të kundërshtojmë njëri tjetrin”, tha Ninova.Përplasjet para Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" lidhur me premierën e pjesës "Armët dhe njeriu" të Bernard Shaw u bënë një rast që 247 organizata teatrore nga 39 vende t'i drejtohen institucioneve të Bashkimit Evropian. “Në Teatrin Kombëtar të Sofjes,..
Fillimin e edicionit të 22-të të nismës bamirëse "Krishtlindja Bullgare" e caktoi presidenti Rumen Radev në Dobriç. Motoja e fushatës është “Të japim shpresë për një fëmijë në vështirësi” dhe synon të sigurojë pajisje të teknologjisë së lartë për..
Eurozona mbetet një prioritet, por kabineti teknik pret që Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor të fillojë punën për të diskutuar buxhetin, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev. "Kush mendonte se parlamenti mund të hyjë në këtë..
Koalicioni "BSP - E Majta e Bashkuar", e cila zuri vendin e pestë në zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, po fillon një sërë negociatash me qëllim të..
Në kuadër të takimit zyrtar të ministrave të punëve të jashtme të aleatëve të NATO-së, ministri i jashtëm bullgar Ivan Kondov zhvilloi një takim..
Gjykata e Apelit e Sofjes konfirmoi vendimin e gjykatës më të ulët për lëshimin e një urdhër-arresti evropian në territorin e BE-së për Stojan..