Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov ka mposhtur rusin Aslan Karatsev në raundin e parë të Australian Open. Dimitrov triumfoi me rezultatin 7-6(3), 7-5, 6-2 dhe tani ka 13 fitore dhe vetëm një humbje në raundin e parë në Melburn. Ndër vite, Australian Open është turneu më i fortë i Grand Slam për Grigorin, i cili tashmë ka shënuar fitoren numër 30. Tenisti bullgar ka një gjysmëfinale dhe tre çerekfinale në turne.
Për Dimitrovin po vjen ndeshja me serbin Laszlo Jere, i cili mundi belgun Zizu Bergs. Bullgari nuk ka luajtur ende kundër 27-vjeçarit Jere, i cili renditet i 68-ti në botë. Me një tjetër sukses, Dimitrov mund të përballet me Novak Gjokoviqin në raundin e tretë.Sportistja më e mirë bullgare në skermë, Joana Ilieva, fitoi një medalje të artë në Kupën e Botës për Skermë për femra në Plovdiv. Në finale në sallën "Kollodruma" ajo mbizotëroi me 15:13 pikë ndaj italianes Chiara Mormile dhe kështu për herë të parë një..
Më 25 janar, shtëpia malore Aleko në malin Vitosha pranë Sofjes bëhet qendër e sporteve dhe argëtimit dimëror me rastin e Ditës Botërore të Borës . Festa Dimërore Vitosha 2025, organizuar nga Bashkia e Sofjes dhe "Sofja - Kryeqyteti Botëror i..
Pas pjesëmarrjes në shtatë maratonat më të mëdha në ujërat e hapura, Oceans Seven, nga 14 mars deri më 2 shtator 2024, dhe duke notuar distancat në një periudhë të shkurtër kohore rekord - 173 ditë, Petër Stojçev u regjistrua zyrtarisht në Librin e..