Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov ka mposhtur rusin Aslan Karatsev në raundin e parë të Australian Open. Dimitrov triumfoi me rezultatin 7-6(3), 7-5, 6-2 dhe tani ka 13 fitore dhe vetëm një humbje në raundin e parë në Melburn. Ndër vite, Australian Open është turneu më i fortë i Grand Slam për Grigorin, i cili tashmë ka shënuar fitoren numër 30. Tenisti bullgar ka një gjysmëfinale dhe tre çerekfinale në turne.
Për Dimitrovin po vjen ndeshja me serbin Laszlo Jere, i cili mundi belgun Zizu Bergs. Bullgari nuk ka luajtur ende kundër 27-vjeçarit Jere, i cili renditet i 68-ti në botë. Me një tjetër sukses, Dimitrov mund të përballet me Novak Gjokoviqin në raundin e tretë.Karllos Nasar u bë kampioni i botës në peshëngritje në kategorinë deri në 89 kg. në Kampionatin Botëror të Meshkujve në Manama me dy rekorde botërore - në hedhjen e 183 kg. dhe në dyluftim me 405 kg. Ai gjithashtu u përpoq të përmirësonte rekordin e..
Krenaria bullgare e boksit për peshat e rënda Kubrat Pulev fitoi titullin e rregullt të Shoqatës Botërore të Boksit (WBA) në ndeshjen me Mahmud Çar në "Arena Sofja" para një publiku prej mbi 12 mijë vetash. Pulev ia mori rripin e Çarit pas një beteje të..
Talenti sportiv bullgar, 20-vjeçar Karllos Nasar, i cili u bë kampion olimpik në peshëngritje, është fitues i çmimit “Ikari Sportiv” të Fondacionit “Sporti Bullgar” për vitin 2024. Nasar fitoi medaljen e artë në Lojërat e Parisit në kategorinë 89 kg,..