2
Pjesa e mishit të derrit bullgar në treg është afër 30 për qind. Pjesa tjetër importohet nga vendet e Evropës Perëndimore. Këtë e tha për BNR Varna, Vencisllav Sllavov, kryetar i Shoqatës së Mbarështimit Industrial të Derrave. Sipas tij, importuesit kryesorë të mishit të derrit në vendin tonë janë Spanja, Franca, Gjermania dhe Belgjika. Shumica e prodhuesve të mëdhenj në Evropë janë gjithashtu eksportues neto dhe ajo pjesë e mishit që nuk mund të konsumohet në vendet e tyre vërshon tregjet në Evropën Lindore, duke përfshirë Bullgarinë, Rumaninë dhe Greqinë”, shpjegoi Sllavov. Ai siguroi se mishi i derrit bullgar është më i mirë, më cilësor, më i freskët dhe shitet pa trajtim termik.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..