Tenisti më i mirë bullgar, Grigor Dimitrov, tha se Novak Gjokoviç është favorit në ndeshjen e ardhshme mes tyre në raundin e tretë të Australian Open. Me atë fitore që daton në maj 2013 në Madrid, bullgari ka vetëm një fitore në dhjetë ndeshje deri tani me Gjokoviç, i cili është nëntë herë kampion në Melburn.
“Ai është një favorit serioz, por më pëlqejnë situata të tilla. Kjo është arsyeja pse ne luajmë tenis, për të takuar më të mirët. Nuk do të kënaqesha me më pak. Besoj se mund të fitoj”, tha Dimitrov.
Karlos Nasar u shpall zyrtarisht peshëngritësi më i mirë në botë për vitin 2024. Gjatë këtij viti, me rekordet e tij të përmirësuara olimpike dhe botërore, peshëngritësi bullgar u bë kampion evropian, bote dhe olimpik. “Kam marrë një çmim tjetër që e kam..
Sportistja e njohur Stefka Kostadinova u zgjodh nga Komiteti Olimpik Bullgar për të përfaqësuar Bullgarinë në ekspozitën fotografike "Gratë dhe sporti në BE", që u hap në Parlamentin Evropian në Bruksel. Ekspozita prezanton atlete ikonike femra..
Në Bullgari flitet pak për mundjen e dorës si një sport prestigjioz, por vendi ynë mund të mburret se është një fuqi botërore dhe atletët tanë janë bërë kampionë të Evropës dhe botës më shumë se një herë. Falë sportistëve si Pllamen Dimitrov, Cvetan..