Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parlamenti rus do të hetojë “Llukoill” Burgas

Foto: BGNES

Kryetari i Dumës ruse, Vjaçesllav Vollodin, i kërkoi komisionit të sigurisë dhe antikorrupsionit dhe komisionit të energjisë në parlamentin rus që të hetojnë informacionin për furnizimin e karburantit në Ukrainë nga Rafineria Bullgare “Llukoill”, njofton TASS. Shkak u bë një botim në gazetën “Moskovskij  Komsomolec”, bazuar në informacionin e gazetës gjermane “Die Welt”, se Bullgaria ndihmonte fshehurazi Ukrainën me armë dhe naftë. Sipas botimit rus, pikërisht me karburantet nga “Neftohim” tanket ukrainase kryen ofensivën e tyre të suksesshme në Herson dhe Izjum. Në fund të dhjetorit, menaxhmenti i “Llukoill” deklaroi zyrtarisht se nuk furnizon karburante ruse në Ukrainë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nga 8 tetori do të sanksionohen tregtarët që nuk i përmbahen Ligjit për euron

Duke filluar nga 8 tetori, do të vendosen sanksione efektive ndaj tregtarëve që nuk i përmbahen dispozitave të Ligjit për futjen e euros në Bullgari. Periudha e adaptimit, gjatë së cilës institucionet japin instruksione, po mbaron. Po fillojnë edhe..

botuar më 25-10-04 5.15.PD

Garues nga katër vende do të marrin pjesë në garën off-road “Mbreti i Trialit 2025”

Gjashtëdhjetë e gjashtë ekipe nga katër vende do të marrin pjesë sot, 4 tetor, në garën automobilistike off-road “Mbreti i Trialit 2025” pranë Kostinbrod, raporton BTA. Garuesit nga Bullgaria, Rumania, Greqia dhe Spanja do të përballen me pengesat..

botuar më 25-10-04 4.10.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 2 deri në 7°C, ndërsa në Sofje – 2°C. Reshjet e shiut që kanë filluar gjatë natës do të nisin të pushojnë, por gjatë ditës vranësirat do të mbeten të dendura mbi gjithë vendin. Moti do të mbetet..

botuar më 25-10-03 7.35.MD