Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Rosatom”: Edhe në vitin 2023 do të furnizojmë karburant për Centralin Atomik Elektrik “Kozlloduj” siç është planifikuar

Foto: arkiv

Kompania ruse “TVEL”, një degë e Rosatom, përmbushi në kohë programin e saj për vitin 2022 për furnizimin e karburantit bërthamor. Ne nuk kemi asnjë dyshim se programi i furnizimit të vitit 2023 gjithashtu do të përmbushet pa vonesë. Këtë e shkruajnë në një letër dërguar ministrit të energjetikës Rosen Hristov, nga kompania bërthamore ruse, e cila furnizon me karburant Centralin Atonik Elektrik “Kozlloduj”, të cituar nga BTA. Me letrën, Moska i përgjigjet deklaratës së Hristov të datës 22 dhjetor 2022 bërë në një intervistë televizive, në të cilën ai komentoi kontratën e sapo nënshkruar në atë kohë me korporatën amerikane “Westinghouse” për licencimin dhe zbatimin e një lloji alternativ të karburantit bërthamor për bllokun e 5-të të Centralit Atonik Elektrik “Kozlloduj”.

Ministri më pas shpjegoi se furnizimet nga kompania ruse do të pezulloheshin për shkak të vështirësive të saj për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë. Rusët shkruajnë gjithashtu se nuk janë informuar nga pala bullgare për përfshirjen e një furnizuesi tjetër, dhe përzierja e karburanteve të ndryshme paraqet rrezik për sigurinë bërthamore.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ka filluar mbledhja e trëndafilave në rajonin e Kazanllëkut

Rituali i mbledhjes së trëndafilave ka filluar në kopshtet e trëndafilave pranë Kazanllëkut (Bullgaria Qendrore), njoftoi bashkia. Dhjetëra të ftuar u mblodhën në kopshtet me trëndafila pranë fshatit. Kënçevo, për të mësuar rreth traditave të..

botuar më 25-05-25 4.35.MD

Udhëtim retro tërheqës midis Sofjes dhe Pernikut me rastin e Ditës së Fëmijëve

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve - 1 qershor, Hekurudhat Shtetërore Bullgare organizojnë një udhëtim tërheqës retro nga Sofja deri në Pernik dhe anasjelltas, njofton BTA. Të gjithë fëmijët që udhëtojnë do të marrin dhurata. Treni do të..

botuar më 25-05-25 1.40.MD

Parashikimi i motit për 25 majin

Gjatë 24 orëve të ardhshme , nën ndikimin e një cikloni mesdhetar që kalon nëpër Detin Egje dhe ngushticat drejt Detit të Zi, situata meteorologjike në Bullgari do të jetë e ndërlikuar. Do të mbajë mot kryesisht me vranësira dhe reshje të..

botuar më 25-05-24 7.45.MD