Ka shumë pika kontakti midis popujve me origjinë sllave në Evropë. Shpesh gjejmë ngjashmëri në rrënjët e fjalëve dhe kuptimin e tyre, ndonjëherë ndajmë zakone dhe tradita të ngjashme. Dhe nëse sot ne, bullgarët, më shpesh mendojmë për kryeqytetin e Republikës Çeke si një destinacion turistik, kryeqyteti i Sllovakisë mbetet disi më në hije. Ndryshe nga Praga, Bratislava nuk shoqërohet me katedrale madhështore dhe kryevepra të mahnitshme të arkitekturës, por megjithatë ka fituar zemrat e dhjetëra të rinjve bullgarë që kanë zgjedhur të jetojnë atje.
Njëra prej tyre është Marina Stojçeva nga Sofja, e cila pesë vjet më parë mori ftesë për të punuar në sektorin bankar dhe u vendos në Bratislavë. Ajo u pranua sepse flet njësoj mirë bullgarisht dhe rusisht. Edhe menaxherjae saj e parë në bankë doliseishte bullgare. Në Sllovaki ekziston një shoqëri bullgare, ndërsa në Bratislavë botohet një gazetë për Klubin Kulturor Bullgar.
“Këtu ne bullgarët jemi të afërt me njëri-tjetrin dhe gjithmonë e kemi ndihmuar njëri-tjetrin, të paktën përvoja që kam deri tani është e tillë”, thotë Marina Stojçeva në një intervistë për Radio Bullgarinë.
“Puna më solli në Sllovaki, më pas krijova familje këtu. Kam punuar deri vonë si studiuese e transaksioneve që kalonin nëpër banka. Në Sllovaki hyra në një kompani holandeze dhe atje menaxherja ime ishte një bullgare. Mësova shumë gjëra prej saj, por më e rëndësishmja është se nuk ka rëndësi se çfarë ke mbaruar në universitet, nëse diçka tjetër të tërheq dhe ndihesh i dobishëm, atëherë mund të bësh gjithmonë ndryshim. Unë në Bullgari u diplomova në një fushë krejt tjetër, që nuk ka asnjë lidhje me atë të bankës”.
Për Bratislavën, Marina Stojçeva thotë se pjesa më e vështirë është të mësohesh me temperaturat e ulëta dhe me erën e akullt në dimër. Por për shembull për Krishtlindje, atmosfera festive e pushton të gjithë qytetin dhe i jep një tjetër bukuri:
“Shtëpitë e Krishtlindjeve uhapën përsëri këtë vit, për herë të parë pas dy vitesh, sepse ishin anuluar për shkak të pandemisë. Ato janë vendi im i preferuar për të ecur, shumë i zhurmshëm, shumë ngjyra.”
Për sa i pëprket ndryshimit midis bullgarëve dhe sllovakëve, Marina shprehet në këtë mënyrë:
“Bullgarët jemi të ngrohtë dhe me temperament, për shkak të mentalitetit tonë ballkanik, dhe në krahasim me sllovakët, ne i shprehim shumë më furishëm ndjenjat dhe humorin tonë. Ndryshe nga ne, sllovakët janë më të qetë dhe më të urtë, por kjo e bën njeriun të jetojë më qetësisht dhe më paqësisht mes tyre.”
“Kam ndjenja shumë të ngrohta për sllovakët dhe kur shkoj në shtëpi në Bullgari, shoh se si njerëzit janë të zhurmshëm, mikpritës, shtrohen tavolina, nxirret raki. Këtu janë më modestë, kanë një orë qetësie dhe të shtunave dhe të dielave nuk është e pranueshme në mesditë të kositet bari, kjo bëhet për të mos pasur zhurmë. Do të doja që transporti publik i Sllovakisë të bëhej shembull edhe për Bullgarinë. Në Sofje, ndonjëherë aimund të jetëi rrezikshëm dhe të përbëjë shumë vështirësi për të moshuarit. Ndoshta në çdo vend ka problem me korrupsionin, por në Sllovaki me sa duket ndahen fonde të mjaftueshme edhe për mirëmbajtjen e infrastrukturës. Edhe këtu ka inflacion dhe standardi i jetesës është rritur. Por produktet ushqimore bazë nuk janë aq të shtrenjta sa në Bullgari. Më bën përshtypje që në Sllovaki, në të njëjtat supermarkete që gjenden edhe në Bullgari, shumë gjëra janë më të lira. Nuk e kuptoj se cili është qëllimi, sepse nuk besoj se bullgarët janë më mirë ekonomikisht se sllovakët. Megjithatë mua më së shumti më mungon ushqimi i Bullgarisë – këtu nuk ka fruta dhe perime kaq të shijshme si në Bullgari. Edhe këtu ka prodhime vendase, por nuk kanë shije aq të mirë sa tonat. Më mungon shumë edhe deti. Vendet e mia të preferuara janë Pomorie dhe Sozopoll, për shkak të frymës së së shkuarës që mbartin.
Lexoni gjithashtu:
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Foto: arkiv personal
"Dy ditët më të rëndësishme në jetë janë dita kur keni lindur dhe dita kur e zbuloni pse." Ky është një mendim që i atribuohet shkrimtarit të famshëm Mark Twain. Bashkëbiseduesja jonë ndjek gjurmët e dashurisë, të cilat e çojnë në një vend tjetër, në një..
Vetëm disa kilometra në perëndim të kufirit midis Greqisë dhe Shqipërisë dhe rreth 40 kilometra nga qendra rajonale e Korçës ndodhet qyteti shqiptar i Bilishtit. Pjesë e popullsisë intelektuale atje është edhe Llazo Nestori - përfaqësues i pakicës..
Më 27 tetor mbushen 165 vjet nga lindja e akademikut Aleksandër Teodorov-Ballan, i cili ishte teoricieni i parë i gjuhës letrare, fonetikës dhe gramatikës bullgare. Ai lindi në vitin 1859 në fshatin Kubej të Besarabisë. U diplomua në shkollën e..
"Dy ditët më të rëndësishme në jetë janë dita kur keni lindur dhe dita kur e zbuloni pse." Ky është një mendim që i atribuohet shkrimtarit të famshëm Mark..