Të shtunën, më 4 shkurt, Bullgaria dhe Republika e Maqedonisë së Veriut shënuan 151 vjetorin e lindjes së revolucionarit Goce Dellçev në një situatë të tensionuar të marrëdhënieve mes dy vendeve. Sipas informacioneve të Ministrisë së Brendshme bullgare, autoritetet maqedonase nuk kanë lejuar shtetas bullgarë të hyjnë në territorin e Maqedonisë së Veriut, njoftohet gjithashtu për një “listë jozyrtare ndalimi”.
Delegacioni bullgar, i kryesuar nga zëvendëskryeministri dhe ministër i punëve të brendshme të Republikës së Bullgarisë, Ivan Demerxhiev, bëri homazhe dhe vendosi kurorë lulesh te varri i Goce Dellçevit në kishën e Shën Spasit në Shkup. Sipas Demerxhiev, ka pasur tentime të ndryshme për provokim, por pala bullgare ka mbajtur sjelljen më korrekte të mundshme në situata të tilla.
“Respekti i ndërsjellë që i shprehim popullit të Maqedonisë së Veriut dhe garancitë që morëm nënkuptojnë pikërisht këtë – t’u japim të gjithëve mundësinë që të vijnë dhe të nderojnë kujtimin e Goce Dellçevit”, theksoi Demerxhiev dhe shtoi se marrëdhëniet mes dy popujve tanë nuk nënkuptojnë masa të tilla drakoniane siç dëshmuan qytetarët bullgarë në kufi.
“Arsyet për të mos lejuar qytetarët bullgarë të përkulen para kujtimit të Goce Dellçevit më 4 shkurt në Shkup janë jashtëzakonisht jo bindëse dhe shkelin garancitë e dhëna më parë. Këtë e tha për bTV zëvendësministri i punëve të jashtme dhe zëdhënës i ministrisë, Kostadin Koxhabashev.
“Qëndrimi i pushtetarëve në Maqedoninë e Veriut është poshtërues dhe i papranueshëm ndaj popullit bullgar dhe Bullgarisë - tha zëdhënësi. - Besojmë kategorikisht se veprimet e autoriteteve maqedonase kanë dëmtuar rëndë rivendosjen e besimit midis Shkupit dhe Sofjes. Gjithnjë e më e vështirë po bëhet për ne të dallojmë në sjelljen e autoriteteve në Shkup një dëshirë për të krijuar besimin, miqësinë dhe bashkëpunimin e nevojshëm.”
Koxhabashev theksoi se Sofja do t’i mbajë të hapura kanalet diplomatike. Ai gjithashtu komentoi se nuk ka sesi të vendoset veto për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut në BE, sepse realisht nuk ka filluar. Për të filluar, Maqedonia e Veriut duhet të përfshijë qytetarët maqedonas me vetëdije bullgare në kushtetutën e saj.
“Bullgaria do të reagojë gjithmonë kur preken të drejtat dhe siguria e qytetarëve bullgarë dhe atyre qytetarëve me identitetin bullgar. Kjo është kërkesa jonë kategorike dhe pala maqedonase e di shumë mirë këtë insistim tonë”, theksoi edhe zëvendësministri.
Përpilues: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament planin e ndryshimeve në ushtri. Reformat do të përfshijnë të tre llojet e trupave. Deri në vitin 2030 Do..
Presidenti Rumen Radev u takua në Baku me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska, njoftoi BNT. Në fillim të bisedës, Radev falënderoi Siljanovskën për ftesën dhe theksoi se takimi është një vazhdim i rëndësishëm i..
U mbyll seanca e parë e Kuvendit Kombëtar të sapozgjedhur. Ashtu si në tre parlamentet e kaluara bullgare, zgjedhja e kryetarit doli të ishte një sfidë serioze, pasi asnjë nga dy kandidatët - Raja Nazarjan nga GERB-SDS dhe Andrej Cekov nga Po e vazhdojmë..