Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nuk ka asnjë lidhje me një bullgar të zhdukur pas tërmetit që ra në Turqi

Foto: EPA/BGNES

Ekipet e para bullgare prej gjithsej 19 personash, menjëherë pas mbërritjes së tyre në qytetin turk Adana, shkuan në dy rajone të shkatërruara,  njoftoi ambasadori bullgar në Turqi Angell Çollakov, i cili gjithashtu ndodhet në Adana pas tërmetit shkatërrues në Turqi. Në Iskenderun është një bashkatdhetar yni i zhdukur, me të cilin nuk është e konstatuar asnjë lidhje. Ky është një bullgar me shtetësi të dyfishtë, tha ambasadori, duke shtuar se për momentin nuk ka informacion për shtetas të tjerë bullgarë të lënduar. Ambasadori tha se atmosfera në Turqi është dramatike, njerëzit janë të frikësuar dhe të dëshpëruar, por kanë besim të plotë tek autoritetet e vendit.

Turqia po përjeton një fatkeqësi të paprecedentë në historinë e saj. Gjatësia e vijave të thyerjes pas tërmeteve është 350 km., 30 000 metra katror është zona e prekur me 13.5 milionë banorë. 10 rrethe u prekën, tha për BNT ambasadorja turke në Bullgari Ajlin Sekizkjok.

“Në Gaziantep kemi 3500 njerëz që janë të gjetur të vdekur. 5900 ndërtesa janë të shembur plotësisht. Mbi 20 000 janë të lënduarit deri më tani. Kemi frikë se këto shifra do të rriten dhe këtë po e presim me shqetësim të madh”, shtoi ambasadori.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një ekip me pjesëmarrjen e shkencëtarëve bullgarë zbuloi tre exoplanetë të rinj

Në një nga sistemet më interesante të shumëplanetëve të zbuluar deri më tani, një ekip shkencor me pjesëmarrjen bullgare tregoi praninë e tre exoplanetëve, njoftoi BNT. Sistemi planetar ndodhet 1100 dritëvite nga Toka, rreth yllit TOI-4504 në..

botuar më 25-01-14 9.32.PD

Parashikimi i motit për 14 janarin

Të martën nga veriu, vranësirat do të çahen dhe do të zvogëlohen, në veri të Bullgarisë do të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësira më të konsiderueshme do të ketë në Bullgarinë Juglindore dhe në malin e Rodopeve, ku vende-vende do të bjerë borë e dobët..

botuar më 25-01-13 7.40.MD

Presidenti i dorëzon GERB-SDS mandatin për formimin e një qeverie më 15 janar

Presidenti Rumen Radev do të dorëzojë mandatin e parë eksplorues për formimin e qeverisë të mërkurën, më 15 janar, në orën 12:00, njoftoi zyra e shtypit e kreut të shtetit. Mandati do t'i dorëzohet kandidatit për kryeministër të propozuar nga grupi më..

botuar më 25-01-13 6.23.MD