47 janë të sapo infektuar me Covid në vend në 24 orët e fundit. Rastet janë ulur me 10 nga një ditë më parë. Mbi 63.8% prej të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. 1.5% e 2 987 testeve të kryera ishin pozitive, krahasuar me 1.3% të treguesit të martën, sipas portalit coronavirus.bg.
Të sëmurët aktivisht të regjistruar u ulën me 63 në 2669. 18 të infektuar u shtruan në spitale. 13 nga të sapo pranuarit ose 72.22% nuk janë të vaksinuar. Të shtruarit janë ulur me 7 në 212. Janë 29 të infektuar në terapi intensive.
Tre persona me Covid të konfirmuar vdiqën gjatë 24 orëve të fundit. Dy nga të vdekurit nuk ishin imunizuar. Të martën janë shëruar 105 persona. Janë bërë 72 vaksina.Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe i qetë. Në orët e mëngjesit në ultësira, kryesisht në gjysmën lindore të vendit dhe përgjatë rrjedhës së lumit Danub do të mbajë mjegull ose vranësira të ulëta. Temperaturat minimale do të..
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte mbërriti me një helikopter të Forcave Ajrore Bullgare në poligonin Novo Sello, në rrethin e Slivenit, për t'u njohur me punën e grupit luftarak shumëkombësh me vendin kornizë Italinë. I ftuari shoqërohej nga..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev deklaroi nga Brukseli se presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka treguar mirëkuptim të plotë për vendimin për të mos nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit midis Bullgarisë dhe Ukrainës pa mbështetjen e Asamblesë..