Angazhimet e Bullgarisë sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë për të reduktuar emetimet e dëmshme në ajër nuk mund të përmbushen. Zëvendëskryeministri Atanas Pekanov konfirmoi se puna për rinegocimin e planit në pjesën energjetike të porositur nga KuvendiPopullor tashmë është duke u zhvilluar. Ministria e Energjetikës, Ministria e Mjedisit dhe Ujit, si dhe partnerët socialë po punojnë për përgatitjen e një kërkese të arsyetuar për centralet e qymyrit, në përputhje me vendimin e Kuvendit Popullor. Qëndrimi i Bullgarisë është se për momentin nuk mund të përmbushë reduktimin e emetimeve - as për vitin e kaluar, as për vitin e tanishëm, për shkak të situatës aktuale energjetike.
Kujtojmë se Legjislatura e 48-të e Kuvendit Popullor detyroi qeverinë të ndryshojë Planin Kombëtar të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Pritet që deri në fund të marsit të “ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme” për të hequr angazhimin për uljen e emetimeve të karbonit nga prodhimi i energjisë me 40 për qind deri në fund të 2025, duke marrë nivelet bazë të vitit 2019.
Negociatat e lidershipit do të zhvillohen vetëm nëse janë për formimin e shumicës qeverisëse dhe një qeverie të rregullt nëse interesat e shtetit vendosen mbi ato të partisë . I tillë është kushti i forcës së parë politike GERB. Në një..
Në prag të festës së shenjtorit të saj, baza bullgare e Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” hapi zyrtarisht dyert. Anëtarët e ekspeditës në krye me Prof. Hristo Pimpirev shkeli me sukses në bregun me dëborë të ishullit Livingston në..
Pas takimit me homologun vietnamez Lëong Cëong në Hanoi, presidenti Rumen Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Vietnamit, njoftoi e dërguara speciale e..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga..
Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e..