Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shanset për të gjetur të mbijetuar nën rrënojat në Turqi dhe Siri po zvogëlohen

Foto: EPA/BGNES

Më shumë se 21 000 janë shpallur zyrtarisht të vdekur në Turqi dhe Siri nga tërmetet shkatërruese. Në Turqi viktimat janë mbi 17 600, ndërsa të plagosurit kalojnë 70 000. Sipas të dhënave të fundit janë shkatërruar 6444 ndërtesa. Ekipet e shpëtimit nga dhjetëra vende po vazhdojnë të kërkojnë për të mbijetuar. 87 orë pas tërmetit të parë të fuqishëm në Malatja, u raportua se një fëmijë u shpëtua nga rrënojat, megjithëse 72 orë pas tërmetit shkatërrues, të mbijetuarit janë të vështirë për t'u gjetur.

Një ekip bullgar vullnetarësh ka gjetur pesë të mbijetuar në qytetin Kahramanmarash, njoftoi Shoqata Kombëtare e Vullnetarëve në Bullgari në faqen e tyre në Facebook. Shoqata konfirmoi për BNR se të mbijetuarit e zbuluar u nxorën nga poshtë rrënojave.

Një nga pesë qentë e shpëtimit që Bullgaria dërgoi në Turqi gjeti një grua të gjallë nën rrënojat në qytetin e Antakias, njoftoi Shërbimi Bullgar i Shpëtimit Malor. Dy jetë u shpëtuan në një operacion të përbashkët mes ekipeve bullgare dhe vendase. Të shpëtuarit janë një fëmijë 4 vjeç dhe një burrë i rritur, njoftoi drejtoria “Siguria nga zjarri dhe mbrojtja e popullsisë”. Dr. Veselin Jollov, i cili është pjesë e ekipit bullgar, kishte detyrën e vështirë për të asistuar dhe marrë pjesë drejtpërdrejt në një operacion kompleks kirurgjik. Falë veprimeve të tij, viktimës iu dha një shans i dytë në jetë.

Kryqi i Kuq Bullgar ka transferuar 400 000 euro të mbledhura deri më tani për të ndihmuar viktimat në Turqi dhe Siri. Shumat janë 240 000 euro për Turqinë dhe 160 000 euro për Sirinë.

Dy kamionë me ndihma të dhuruara nga fushata Gorata.bg nisen për në Turqi më 10 shkurt. Njëri do të drejtohet drejtpërdrejt në qytetin e dëmtuar të Adanasë, tha për BNR Nikolla Rahnev nga platforma.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ekspedita e 33-të polare bullgare niset për në Antarktidë

Sot, 7 nëntor, ekspedita e 33-të polare bullgare niset nga Varna për në Antarktidë. Për të tretin vit radhazi, eksploruesit tanë polare do të lundrojnë drejt kontinentit të akullit me anijen kërkimore ushtarake bullgare “Shenjtorët Kirili dhe Metodi”...

botuar më 24-11-07 6.10.PD

Parashikimi i motit për 7 nëntorin 2024

Të enjten do të ketë mjegull në lugina dhe fusha. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 5° dhe 0°, në Sofje - rreth minus 3°.  Gjatë ditës do të jetë me diell. Temperaturat maksimale do të jenë nga 12° deri në 17°, në Sofje rreth..

botuar më 24-11-06 7.35.MD

Polonia do të riparojë gjashtë motorë të avionëve bullgarë MiG-29

Ministria e Mbrojtjes lidhi një kontratë me kompaninë shtetërore polake Wojskowe Zakłady Lotnicze Nr 2 S.A. për riparimin e gjashtë motorëve të avionëve MiG-29. Periudha maksimale për kryerjen e riparimit të secilit motor do të jetë jo më shumë se nëntë..

botuar më 24-11-06 5.58.MD