Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

SHBA-ja shtoi bullgarë të rinj të sanksionuar në listë sipas Ligjit “Magnitsky”

Foto: BGNES, arkiv

Emrat e ish-ministrave dhe anëtarëve të lartë partiakë të BSP dhe GERB janë të shtuar në listën e përditësuar të Departamentit të Thesarit të SHBA-së të personave të sanksionuar sipas ligjit “Magnitsky”, njoftoi BTA. Zyra e Departamentit për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC) vendosi sot sanksione ndaj Rumen Ovçarov, Aleksandër Nikollov, Ivan Genov, Nikollaj Malinov dhe Vladisllav Goranov - për përfshirjen e tyre të gjerë në aktivitete korruptive në Bullgari, thuhet në një njoftim për shtyp të Departamentit, të shpërndarë nga Ambasada e SHBA-së në Sofje.

“Shtetet e Bashkuara po mbështesin aleatin e saj të NATO-së, Bullgarinë, në luftimin e korrupsionit të rrënjosur thellë dhe ndikimit rus që minon institucionet demokratike”, tha Brian E. Nelson, nënsekretari i Departamentit të Thesarit për Terrorizmin dhe Inteligjencën Financiare.

Masa aktuale është vazhdimësi e sanksioneve të mëparshme të SHBA-së kundër Deljan Peevski, Vasill Bozhkov, Illko Zheljazkov dhe kompanive të tyre të lidhura. Sot, Mbretëria e Bashkuar sanksionoi gjithashtu Peevskin, Bozhkov dhe Zheljazkov nën Regjimin Global të Sanksioneve kundër Korrupsionit të Mbretërisë së Bashkuar.

*

Rumen Ovçarov është ish deputet dhe ministër i energjetikës. Aktualisht anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Socialiste Bullgare (BSP).

Aleksandër Nikollov është ish-drejtor ekzekutiv dhe zëvendësdrejtor i Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj”.

Ivan Genov është gjithashtu ish-drejtor ekzekutiv i Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj”, si dhe deputet bullgar nga BSP.

Nikollaj Malinov është një ish-deputet nga BSP, themelues dhe kryetar i partisë politike “Rusofilët për Rilindjen e Atdheut”, e cila punon për lidhje më të forta me Rusinë.

Vlladisllav Goranov është ish-deputet dhe ministër i financave në qeverinë e dytë dhe të tretë të GERB-it.

*



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Instituti Kombëtar i Statistikave: Ushqimi përpin 30% të buxhetit të bullgarëve

Familjet bullgare evidentojnë rritje të të ardhurave dhe shpenzimeve gjatë tremujorit të dytë të vitit 2025. Mesatarisht, të ardhurat totale tremujore për person janë 3620 leva (1850 euro), që përfaqëson një rritje prej 12.6% krahasuar me të njëjtën..

botuar më 25-08-17 6.10.PD

52.2% e të papunëve në Bullgari kanë arsim të mesëm

Të papunë gjatë tremujorit të dytë të vitit 2025 janë 110.5 mijë vetë, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Prej tyre, 60.8 mijë (55.0%) janë burra dhe 49.7 mijë (45.0%) gra. Shkalla e papunësisë është 3.6%, ose 0.7% më e ulët krahasuar me..

botuar më 25-08-16 5.35.MD

Në Petrova Niva, përkujtohet 122 vjetori i Kryengritjes së Ilindenit

Në vendin historik Petrova Niva në malin e Stranxhës, sot do të shënohet 122-vjetori i Kryengritjes së Ilindenit. Ceremonia zhvillohet nën patronazhin e Presidentit të Republikës, dhe në të do të marrë pjesë edhe Presidenti Rumen Radev, njoftoi zyra e..

botuar më 25-08-16 11.25.PD