Emrat e ish-ministrave dhe anëtarëve të lartë partiakë të BSP dhe GERB janë të shtuar në listën e përditësuar të Departamentit të Thesarit të SHBA-së të personave të sanksionuar sipas ligjit “Magnitsky”, njoftoi BTA. Zyra e Departamentit për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC) vendosi sot sanksione ndaj Rumen Ovçarov, Aleksandër Nikollov, Ivan Genov, Nikollaj Malinov dhe Vladisllav Goranov - për përfshirjen e tyre të gjerë në aktivitete korruptive në Bullgari, thuhet në një njoftim për shtyp të Departamentit, të shpërndarë nga Ambasada e SHBA-së në Sofje.
“Shtetet e Bashkuara po mbështesin aleatin e saj të NATO-së, Bullgarinë, në luftimin e korrupsionit të rrënjosur thellë dhe ndikimit rus që minon institucionet demokratike”, tha Brian E. Nelson, nënsekretari i Departamentit të Thesarit për Terrorizmin dhe Inteligjencën Financiare.
Masa aktuale është vazhdimësi e sanksioneve të mëparshme të SHBA-së kundër Deljan Peevski, Vasill Bozhkov, Illko Zheljazkov dhe kompanive të tyre të lidhura. Sot, Mbretëria e Bashkuar sanksionoi gjithashtu Peevskin, Bozhkov dhe Zheljazkov nën Regjimin Global të Sanksioneve kundër Korrupsionit të Mbretërisë së Bashkuar.
*
Rumen Ovçarov është ish deputet dhe ministër i energjetikës. Aktualisht anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Socialiste Bullgare (BSP).
Aleksandër Nikollov është ish-drejtor ekzekutiv dhe zëvendësdrejtor i Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj”.
Ivan Genov është gjithashtu ish-drejtor ekzekutiv i Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj”, si dhe deputet bullgar nga BSP.
Nikollaj Malinov është një ish-deputet nga BSP, themelues dhe kryetar i partisë politike “Rusofilët për Rilindjen e Atdheut”, e cila punon për lidhje më të forta me Rusinë.
Vlladisllav Goranov është ish-deputet dhe ministër i financave në qeverinë e dytë dhe të tretë të GERB-it.
*
Gjatë natës në Bullgarinë Lindore reshjet e shiut do të vazhdojnë, por në mëngjes do të ndalen. Mbi Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore vranësirat do të çahen dhe do të zvogëlohen pas mesnate deri në mot kryesisht të kthjellët. Do të fryjë erë e dobët..
Në kuadër të përpjekjeve për lirimin e shtetasve bullgarë të rrëmbyer në bordin e anijes “Galaxy Leader”, Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë z. Georg Georgiev zhvilloi një vizitë pune në Sulltanatin e Omanit, ku u takua me homologun e..
Në një takim me komisioneren evropiane për biznese fillestare, kërkime dhe inovacione Ekaterina Zaharieva kreu i shtetit Rumen Radev theksoi se inovacioni, kërkimi dhe teknologjia janë në qendër të politikës për zhvillimin e një ekonomie konkurruese..
Pikërisht 27 vjet më parë në ditën e sotme, u vu në funksion pjesa e parë e metrosë së Sofjes - nga stacioni "Sllivnica" deri në "Konstantin Veliçkov"...
Në Katedralen Metropolitane “Shën të Dielën” në kujtim të igumenit të Manastirit të Zografit, Arkimandrit Amvrosij, shërbehet meshë përkujtimore nga..
Burgasi do të aplikojë për Kryeqytetin Evropian të Kulturës në 2032. Si një hap i parë, po krijohet një fondacion për t'u përfshirë në strategjinë dhe..