Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në kujtim të Asen Zidarovit dhe një jete kushtuar radios dhe fotografisë

Asen Zidarov
Foto: arkiv

Një tjetër “zë i artë” i Radio Bullgarisë do të tingëllojë mes yjeve. Asen Zidarov u largua nga ne - një përkthyes i shkëlqyeshëm në Redaksinë tonë Franceze, një personalitet shumëngjyrësh me shumë interesa.

Asen njihej me pseudonimin "Çiklisti" për shkak të më shumë se 140 000 kilometrave që përshkoi me dy rrota. Emri i tij lidhet edhe me shumë filma artistikë dhe dokumentarë, të cilët i ka përkthyer dhe dubluar për Televizionin Kombëtar Bullgar. Në vitet e fundit të jetës së tij, Asen Zidarov iu përkushtua pasionit të tij për fotografinë, duke krijuar pamje ekspresive të përditshmërisë sonë.

E gjithë jeta profesionale e Asen Zidarovit kaloi në Radio Bullgarinë dhe ai e konsideroi këtë si një privilegj:

“Kam punuar 39 vite në Redaksinë e Gjuhës Franceze, ishte shumë emocionuese dhe kam kujtime të mrekullueshme. Përveçse isha përkthyes-folës, bëra edhe disa qindra intervista. Unë isha drejtues i programit tim të autorit, i cili quhej "Sofia - dashuria ime" dhe pëlqehej shumë nga dëgjuesit tanë nga Franca dhe Belgjika", - na tha para disa kohësh Asen Zidarov.

U prehtë në paqe!



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ajlin Llazova

Ajlin Llazova nga Radio Bullgaria për përmbledhjen e saj të parë me poezi "Zhdukja e Betelgeuse"

Ajo është një grua e re dhe e arsimuar, e apasionuar pas astronomisë dhe fizikës, por që ia ka kushtuar energjinë dhe talentin e saj fjalës. Ajo është pjesë e familjes së Radio Bullgarisë – programi shumëgjuhësh i Radios Kombëtare Bullgare dhe..

botuar më 25-10-19 6.55.PD

Bullgaria sot – 17 tetor 2025

Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni një nga kryeveprat e muzikës bullgare: “Je i bukur, o atdhe” - Emanuill Manollov. Ju urojmë minuta të këndshme! • 01:46 - Lajme..

botuar më 25-10-17 3.00.MD

Bullgaria sot – 16 tetor 2025

Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni “E di” nga Ljubo Kirov. Ju urojmë minuta të këndshme! 01:50 - Lajme  12:40 - Kënga e ditës

botuar më 25-10-16 3.00.MD