Një tjetër “zë i artë” i Radio Bullgarisë do të tingëllojë mes yjeve. Asen Zidarov u largua nga ne - një përkthyes i shkëlqyeshëm në Redaksinë tonë Franceze, një personalitet shumëngjyrësh me shumë interesa.
Asen njihej me pseudonimin "Çiklisti" për shkak të më shumë se 140 000 kilometrave që përshkoi me dy rrota. Emri i tij lidhet edhe me shumë filma artistikë dhe dokumentarë, të cilët i ka përkthyer dhe dubluar për Televizionin Kombëtar Bullgar. Në vitet e fundit të jetës së tij, Asen Zidarov iu përkushtua pasionit të tij për fotografinë, duke krijuar pamje ekspresive të përditshmërisë sonë.
E gjithë jeta profesionale e Asen Zidarovit kaloi në Radio Bullgarinë dhe ai e konsideroi këtë si një privilegj:
“Kam punuar 39 vite në Redaksinë e Gjuhës Franceze, ishte shumë emocionuese dhe kam kujtime të mrekullueshme. Përveçse isha përkthyes-folës, bëra edhe disa qindra intervista. Unë isha drejtues i programit tim të autorit, i cili quhej "Sofia - dashuria ime" dhe pëlqehej shumë nga dëgjuesit tanë nga Franca dhe Belgjika", - na tha para disa kohësh Asen Zidarov.
U prehtë në paqe!
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën tonë "Shoqëri" do tju tregojmë për nivelet kritikisht të ulëta të digave në Bullgari, e cila nuk ndodh për shkak të mungesës së ujit. Në rubrikën tonë të përditshme..
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni “Rruga e gjatë drejt shtëpisë” nga Mary Boys Band. Ju urojmë minuta të këndshme! •01:32- Lajme •12:50 - Kënga e ditës
Të nderuar miq, në fillim të programit tonë më 1 korrik 2025 do të dëgjoni lajmet e fundit. Në ditën e parë të muajit korrik, në rubrikën tonë të përditshme “Kënga e Ditës” ju ofrojmë këngën "Korriku" në interpretim të grupit P.I.F. Ju urojmë minuta të..
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni “Rruga e gjatë drejt shtëpisë” nga Mary..
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën tonë "Shoqëri" do tju tregojmë për nivelet kritikisht të ulëta të..