Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në kujtim të Asen Zidarovit dhe një jete kushtuar radios dhe fotografisë

Asen Zidarov
Foto: arkiv

Një tjetër “zë i artë” i Radio Bullgarisë do të tingëllojë mes yjeve. Asen Zidarov u largua nga ne - një përkthyes i shkëlqyeshëm në Redaksinë tonë Franceze, një personalitet shumëngjyrësh me shumë interesa.

Asen njihej me pseudonimin "Çiklisti" për shkak të më shumë se 140 000 kilometrave që përshkoi me dy rrota. Emri i tij lidhet edhe me shumë filma artistikë dhe dokumentarë, të cilët i ka përkthyer dhe dubluar për Televizionin Kombëtar Bullgar. Në vitet e fundit të jetës së tij, Asen Zidarov iu përkushtua pasionit të tij për fotografinë, duke krijuar pamje ekspresive të përditshmërisë sonë.

E gjithë jeta profesionale e Asen Zidarovit kaloi në Radio Bullgarinë dhe ai e konsideroi këtë si një privilegj:

“Kam punuar 39 vite në Redaksinë e Gjuhës Franceze, ishte shumë emocionuese dhe kam kujtime të mrekullueshme. Përveçse isha përkthyes-folës, bëra edhe disa qindra intervista. Unë isha drejtues i programit tim të autorit, i cili quhej "Sofia - dashuria ime" dhe pëlqehej shumë nga dëgjuesit tanë nga Franca dhe Belgjika", - na tha para disa kohësh Asen Zidarov.

U prehtë në paqe!



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria sot – 4 nëntor 2025

Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Në rubrikën “Kënga e ditës” do t’ju informojmë për albumin më të ri të dyshes "Molec" dhe do të keni mundësinë të dëgjoni këngën e tyre më të fundit. Ju urojmë minuta të këndshme! 01.38 –..

botuar më 25-11-04 3.00.MD

Bullgaria sot – 3 nëntor 2025

Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni Momçill Kosev i cili na përcjell një vështrim pozitiv mbi të ardhmen. Ju urojmë minuta të këndshme! 01:47 - Lajme  10:34 - Kënga e..

botuar më 25-11-03 3.00.MD
Chrissy Brand

Chrissy Brand nga Mbretëria e Bashkuar: Dëgjoj Radio Bullgarinë prej dekadash

Për Chrissy Brand, një gazetare e pavarur dhe entuziaste shumëvjeçare e radios nga Mbretëria e Bashkuar, udhëtimi drejt Bullgarisë nuk fillon me një telefonatë në një agjenci turistike apo me një biletë të një kompanie ajrore me kosto të ulët. Fillimi..

botuar më 25-11-02 9.05.PD