Banka Popullore Bullgare /BNB/ ka autorizuar shndërrimin e "KBS Bank Bulgaria" (ish Raiffeisenbank Bulgaria) dhe bashkimin e saj në "Bankën e Bashkuar Bullgare" . Operacioni është në përputhje me një udhëzim të Bankës Qendrore Evropiane - BQE, saktëson BNB. BQE është organi mbikëqyrës konsolidues i "KBS Bank Bulgaria" dhe "Bankës së Bashkuar Bullgare", të cilat janë institucione të rëndësishme nën mbikëqyrjen e saj. Veprimi është pjesë e masave financiare që BNB duhet të mbështesë, si anëtare e Mekanizmit të Unifikuar Mbikëqyrës. Pas transformimit, "Banka e Bashkuar Bullgare” bëhet pasardhësi juridik universal i "KBS Bank Bulgaria" dhe kjo nuk sjell asnjë likuidim të aseteve për depozituesit në thesar.
Borxhi i Bullgarisë për vitin 2024 është në përmasë prej 48.846 miliardë leva (24 miliardë euro) ose 24.1 për qind e PBB-së, sipas të dhënave paraprake nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Në vitin 2023, borxhi i vendit ishte 42.383 miliardë leva..
Banka Kombëtare Bullgare (BNB) rishikoi në një drejtim lart pritjet e saj për rritjen e ekonomisë bullgare në vitin 2025, por uli parashikimin e rritjes së PBB-së për vitin 2026. Në publikimin e rregullt tremujor të BNB-së "Parashikimi..
Bullgaria përballet me sfida të thella strukturore. Ekonomia karakterizohet nga vlera e ulët e shtuar dhe sfida rajonale, tha Dobri Mitrev, kryetar i Dhomës Industriale Bullgare. Ai prezantoi indeksin e Dhomës për “Efektivitetin e Politikës..