Shumica e ekipeve bullgare të shpëtimit janë kthyer tashmë nga Turqia. Për momentin po kthehen edhe 80 persona të tjerë dhe ka ende 4 mjekë ushtarakë, tha për BNR kryekomisari Aleksandër Xhartov - drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme "Siguria nga zjarri dhe mbrojtja e popullsisë". Ai raportoi se Bullgaria ishte një nga vendet më aktive që dërgoi ekipe pas tërmetit shkatërrues. Sipas tij, në këtë fazë nuk parashikohet dërgim i ri i njerëzve. Sipas Xhartov, dërgimi i shpëtimtarëve në Siri është jashtëzakonisht i ndërlikuar. Rreziku është shumë i lartë. Po punohet për ofrimin e ndihmës humanitare. Dërgesa është gati dhe, nëse është e mundur, do të niset me Spartan sot.
"Ne po ofrojmë ndihmë humanitare për Turqinë. Presim që sot të fillojë ngarkimi i kësaj ndihme. Ajo përfshin tenda për rreth 800 persona, bashkë me pajisje ngrohëse. Ka batanije, komplete gjumi", shtoi Xhartov.
Numri i viktimave të tërmetit në Turqi dhe Siri kaloi 41 200 persona. Të vdekurit në Turqi tani për tani janë 35 400 veta. Shumë njerëz në zonat e prekura po largohen nga shtëpitë e tyre. Shumica e kërkimeve tashmë kanë përfunduar dhe prishja e ndërtesave dhe pastrimi i rrënojave ka filluar, por në disa vende shpëtimtarët po e vazhdojnë punën.Ditën e mërkurë do të mbajë mot me vranësira në pjesën më të madhe të vendit. Vende-vende, kryesisht në Bullgarinë Jugore, do të ketë reshje të dobëta bore, në rajonet ekstreme juglindore - reshje shiu. Shpërndarje më të ndjeshme dhe ulje të..
Komisioni Ligjor në Parlament e ka obliguar unanimisht Këshillin e Lartë Gjyqësor që të ndërpresë zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm të planifikuar për datën 16 janar me një kandidat të vetëm - ushtruesin e detyrës së prokurorit aktual, Borisllav..
Nxënësja bullgare e klasës së dymbëdhjetë, Aleksandra Petkova ishte në mesin e 20 të rinjve të përzgjedhur nga e gjithë bota me arritje të njohura shkencore, të cilët prezantuan punën e tyre në Çmimet Nobel në Stokholm, njoftoi Ministria e Arsimit dhe..
Bullgarët shkelën për herë të parë në ishullin Smith në Antarktidë. Në një periudhë shumë të shkurtër kohe, me kushte të mira moti, më 10 janar 2025 anija..
Avatari i parë bullgar është një grua. Emri i saj është Ahinora. Emri i saj do të thotë zot i fuqishëm dhe sipas legjendës, ky ishte emri i gruas së..
Grupe të veçanta pretendojnë të shprehin ortodoksinë lindore dhe ky është një problem, tha për bTV patriarku bullgar Daniil me rastin e regjistrimit të..