Në turneun e tenisit në Santo Domingo (Republika Domenikane), me një fond çmimesh prej 25 mijë dollarësh, Lija Karatançeva u kualifikua në raundin e tretë.
Tenistja jonë mposhti Hannah Chan (SHBA), e 14-ta në renditje dhe e 313-ta në botë, me rezultat 7:5, 6:1 për një orë e 52 minuta.
Karatançeva do të luajë për një vend në çerekfinale kundër të dytës Carol Monet nga Franca.
Ndeshja në dyshe e bullgares dhe Hina Inoue (SHBA) ndaj amerikaneve Jada Myii Hart dhe Rasheeda McAdoo u ndërpre me rezultat 5:7, 4:4 dhe do të luhet sërish gjatë ditës së sotme.
Milena Todorova arriti suksesin më të madh për biatlonin bullgar të femrave në më shumë se dy dekada, pasi u rendit e treta në vrapimin 7.5 km në Kupën e Botës në Oberhof, Gjermani. Sportistja 26-vjeçare bullgare, e cila u rikthye në start pas lejes së..
Albert Popov triumfoi në sllallomin në Madonna di Campiglio të Italisë. Skiatori më i mirë bullgar korri fitoren e parë në karrierën e tij në Kupën e Botës pas një zbritjeje të dytë të jashtëzakonshme. Ai ishte i 8-ti pas zbritjes së parë, por në..
Sipas renditjes botërore të tenistëve të publikuar sot, Grigor Dimitrov ruan pozitën e dhjetë, ndonëse nuk arriti të mbrojë pikët nga titulli në Brisbane për shkak të lëndimit. Bullgari humbi 150 pikë dhe është me një aktiv nga 3200 – 5 më shumë se..
Kampioni olimpik, botëror dhe evropian i peshëngritjes Karllos Nasar është “sportisti i vitit” për 2024. Në sondazhin e 67-të të “Sportistit të..
Hristo Stoiçkov është ambasadori i ri special i Organizatës Botërore të Turizmit pranë Kombeve të Bashkuara. Kjo u bë e qartë në një takim zyrtar në..