Në Siri, të mbijetuarit e tërmetit shkatërrues jetojnë me frikë, duke fjetur jashtë në temperatura nën zero pa ujë të pijshëm të sigurt. Në një intervistë për BNT, Dr. Mohamed Alibrahim - mjek nga Qendra e Ndihmës Mjekësore Emergjente në Sofje tregoi nga Aleppo se si po përhapet kolera së bashku me urinë, frikën dhe pasigurinë që e kanë copëtuar vendin tash e 12 vjet. Sipas tij, populli sirian është mobilizuar në këto kushte të rënda për të siguruar ushqime dhe batanije për të dëmtuarit, por ka mungesë të mjekëve, infermiereve dhe ndihmësmjekëve. Më 16 shkurt, një aeroplan transportues ushtarak bullgar “Spartan”, i ngarkuar me afro 4.5 ton ndihma humanitare në bord, u ul në aeroportin e Bejrutit të Libanit, nga ku u zhvendos me transport tokësor në Siri. Nga Libani, avioni u nis për në Turqi dhe mori ekipet mjekësore të Akademisë Ushtarake të Mjekësisë, të cilat për dhjetë ditë u dhanë ndihmë të lënduarve në fqinjin tonë juglindor, i cili gjithashtu u godit nga tërmetet. Pas 11 ditësh punë të palodhshme mes mbeturinave, zjarrfikësit bullgarë që morën pjesë në një mision shpëtimi në Turqi u kthyen në Bullgari. Aty janë të përfshirë rreth 80 shpëtimtarë bullgarë nga Drejtoria Kryesore “Siguria nga zjarri dhe mbrojtja e popullsisë”.
Ndërkohë, një tërmet i ri me magnitudë 5.1 ballë të shkallës Rihter tronditi mbrëmë provincën turke Hataj, në pjesën juglindore të vendit, njoftoi Aljazeera. Burimi ndodhej në det në një thellësi prej nëntë kilometrash, pesë kilometra nga bregu. Sipas informacioneve të Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave të qeverisë turke (AFAD), më 6 shkurt, Turqia u trondit nga disa tërmete shkatërruese, të ndjekura nga 1891 pasgoditje. Sipas shefit të zyrës evropiane të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Hans Kluge, tërmetet në Turqi dhe Siri janë disa nga fatkeqësitë natyrore më të rënda që kanë goditur rajonin në një shekull. Sipas të dhënave të fundit, viktimat janë mbi 42 mijë persona. Ekipet e shpëtimit vazhdojnë të gjejnë të mbijetuar në rrënoja, ku të fundit janë dy burra në provincën Hataj, të cilët kaluan 261 orë nën rrënoja.
Për të 21-in vit radhazi, Simitli po pret një festival të madh maskarade. Ajo që nisi si një argëtim lokal, sot “Simitlia – Toka e lashtë e kukerëve” është një nga ngjarjet më të mëdha të kukerëve në të gjithë vendin. Gjatë dy fundjavave në qytet do të..
Ajri i ftohtë do të depërtojë në vend mbrëmjen e së premtes duke u gdhirë e shtuna . Do të jetë me re. Në veriperëndim do të bjerë shi dhe borë, ndërsa në zonat e larta të Bullgarisë Perëndimore dhe në pjesën e përparme të malit Stara Pllanina do..
Bashkëkryetari i grupit parlamentar të “BSP-E majta e bashkuar” Atanas Zafirov shprehu shpresën se vendi ynë javën e ardhshme do të ketë një kabinet të rregullt. “Sot dhe nesër janë ditë të rëndësishme, shpresoj që përfundimisht të zgjidhet kjo nyjë”, tha..
Negociatat për formimin e qeverisë vazhdojnë edhe sot. Ka marrëveshje për emrin e kryeministrit - Rosen Zheljazkov nga GERB-SDS, ka pajtim edhe për..
Presidenti Rumen Radev do të dorëzojë mandatin e parë eksplorues për formimin e qeverisë të mërkurën, më 15 janar, në orën 12:00, njoftoi zyra e shtypit..
Të martën nga veriu, vranësirat do të çahen dhe do të zvogëlohen, në veri të Bullgarisë do të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësira më të konsiderueshme..