Krerët e vendeve të grupit të vendeve të ish-Bllokut Lindor (Bullgaria, Republika Çeke, Estonia, Hungaria, Lituania, Letonia, Polonia, Rumania dhe Sllovakia) do të bisedojnë sot në Varshavë me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden. Themeluar në vitin 2015 organizata Bukuresht-9 përfshin të gjitha vendet nga krahu lindor i NATO-s që i janë bashkuar aleancës perëndimore. Shumica e tyre janë ndër vendet që mbështesin më fort dhënien e ndihmës ushtarake për Ukrainën, disa prej tyre bëjnë thirrje gjithashtu për dërgimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore. Në takim, Biden pritet t'u konfirmojë liderëve të nëntë vendeve se Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të mbështetur sigurinë e tyre dhe për të diskutuar me ta për veprimet e ardhshme të përbashkëta në lidhje me Ukrainën.
Ndërkohë, doli se Rusia po pezullonte marrëveshjet sipas traktatit të ri START për Reduktimin e Armëve Bërthamore me Shtetet e Bashkuara, duke shkaktuar shqetësim tek aleatët e Aleancës. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg paralajmëroi se vendimi i Rusisë po e bën botën një vend më të rrezikshëm dhe i kërkoi Moskës ta rishqyrtojë këtë vendim. Traktati i ri kufizonte numrin e kokave strategjike bërthamore që Shtetet e Bashkuara dhe Rusia mund të vendosnin, si dhe vendosjen e raketave dhe bombarduesve të lëshuar nga sipërfaqja dhe uji. Duke i dhënë fund kësaj marrëveshjeje, Kremlini paralajmëroi se mund të rifillojë testet bërthamore nëse SHBA-ja e bën këtë fillimisht. Si një argument për vendimin e Rusisë, presidenti Vladimir Putin vuri në dukje se NATO ka më shumë se një forcë bërthamore dhe ato janë të drejtuara kundër palës ruse. Putin theksoi gjithashtu se Perëndimi ka shpenzuar 150 miliardë dollarë për ndihmë ushtarake për Ukrainën dhe se ky fluks fondesh nuk po zvogëlohet, me synimin për të eliminuar Rusinë përgjithmonë.Ditën e mërkurë temperaturat minimale do të jenë nga 13 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa në Sofje rreth 15 gradë. Paraditja do të jetë me mot kryesisht të kthjellët. Pas mesditës pritet shtim i përkohshëm i vranësirave, por reshje të dobëta..
Me mbështetje elektorale prej 24.5%, GERB-SDS ruan epërsinë ndaj forcave të tjera politike. Kjo tregohet nga një sondazh përfaqësues në nivel kombëtar nga agjencia sociologjike "Gallup International Balkan", i kryer në periudhën 28maj - 4..
Fizika dhe shkenca janë motorët e progresit njerëzor dhe ngjarje të tilla janë një burim krenarie për Bullgarinë. Me këto fjalë, Ministri i Arsimit Krasimir Vëllçev uroi pjesëmarrësit në Olimpiadën e nëntë Evropiane të Fizikës. Vendi ynë priti për herë..
Prioriteti ynë është evakuimi i sigurt i qytetarëve bullgarë nga Izraeli, tha Ministri i Jashtëm Georg Georgiev për BNT. Listat e atyre që dëshirojnë të..
Derisa Bullgaria të anëtarësohet në eurozonën, një nga sindikatat më të mëdha në vend – Konfederata e Sindikatave të Pavarura (KNSB) – nisë një monitorim..
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 12 deri në 17°. Në Sofje do të jetë 13°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Pas mesditës do të..