Krerët e vendeve të grupit të vendeve të ish-Bllokut Lindor (Bullgaria, Republika Çeke, Estonia, Hungaria, Lituania, Letonia, Polonia, Rumania dhe Sllovakia) do të bisedojnë sot në Varshavë me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden. Themeluar në vitin 2015 organizata Bukuresht-9 përfshin të gjitha vendet nga krahu lindor i NATO-s që i janë bashkuar aleancës perëndimore. Shumica e tyre janë ndër vendet që mbështesin më fort dhënien e ndihmës ushtarake për Ukrainën, disa prej tyre bëjnë thirrje gjithashtu për dërgimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore. Në takim, Biden pritet t'u konfirmojë liderëve të nëntë vendeve se Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të mbështetur sigurinë e tyre dhe për të diskutuar me ta për veprimet e ardhshme të përbashkëta në lidhje me Ukrainën.
Ndërkohë, doli se Rusia po pezullonte marrëveshjet sipas traktatit të ri START për Reduktimin e Armëve Bërthamore me Shtetet e Bashkuara, duke shkaktuar shqetësim tek aleatët e Aleancës. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg paralajmëroi se vendimi i Rusisë po e bën botën një vend më të rrezikshëm dhe i kërkoi Moskës ta rishqyrtojë këtë vendim. Traktati i ri kufizonte numrin e kokave strategjike bërthamore që Shtetet e Bashkuara dhe Rusia mund të vendosnin, si dhe vendosjen e raketave dhe bombarduesve të lëshuar nga sipërfaqja dhe uji. Duke i dhënë fund kësaj marrëveshjeje, Kremlini paralajmëroi se mund të rifillojë testet bërthamore nëse SHBA-ja e bën këtë fillimisht. Si një argument për vendimin e Rusisë, presidenti Vladimir Putin vuri në dukje se NATO ka më shumë se një forcë bërthamore dhe ato janë të drejtuara kundër palës ruse. Putin theksoi gjithashtu se Perëndimi ka shpenzuar 150 miliardë dollarë për ndihmë ushtarake për Ukrainën dhe se ky fluks fondesh nuk po zvogëlohet, me synimin për të eliminuar Rusinë përgjithmonë.Eurodeputeti Ilija Llazarov deklaroi në qytetin Ruse se do të lobojë për ndërtimin e disa shluzave në pjesën bullgare të lumit Danub. Qëllimi i këtyre shluzave është të mbajnë nivelin e ujit në lumë dhe të mundësojnë lundrim gjatë gjithë vitit,..
Ndërtimi i një pjese të autostradës “Rilla”, e cila përfaqëson një degëzim të autostradës “Struma” dhe do të çojë drejt Maqedonisë së Veriut, do t’i jepet me koncesion një investitori privat. Këtë e deklaroi në qytetin Kjustendill ministri i..
Tre persona – dy shtetas bullgarë të rinj dhe një shtetase palestineze e moshuar, anëtare e familjes së njërës prej bullgarëve – janë evakuuar me sukses nga Rripi i Gazës, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme. “Nxjerrja u krye në bashkëpunim të..
Një burrë u mbyt në një garazh nëntokësor të një ndërtese në fshatin turistik Elenite, njoftoi administrata rajonale e Burgasit, e cituar nga BTA. Trupi..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 2 deri në 7°C, ndërsa në Sofje – 2°C. Reshjet e shiut që kanë filluar gjatë natës do të nisin të..
Këshilli i Ministrave miratoi ndryshimet në Marrëveshjen midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për përgatitjen, ndërtimin dhe funksionimin e një..