Bullgaria duhet të vendosë këtë vit nëse do të zgjerojë në ndonjë mënyrë resursin e MiG-29. Në konferencën e shefit të mbrojtjes në Sofje, me pjesëmarrjen e presidentit Rumen Radev, u bë e qartë se opsioni për një platformë zëvendësuese deri në ardhjen e F-16-ve të parë në vitin 2025 nuk po zbatohet. Ekspertët e Forcave Ushtarako-Ajrore theksuan se pjesët për avionët MiG janë vështirë për t'u gjetur.
Forcat Ushtarako-Ajrore i kryejnë detyrat e tyre në kushtet e mungesës së burimeve financiare dhe materiale dhe të mungesës së pajisjeve të aviacionit. Megjithatë, detyra e Policisë Ajrore ka qenë dhe do të jetë gjithmonë një prioritet kryesor.
Forcat Tokësore njohën gjithashtu nevojën për fonde për zbatimin e projekteve të modernizimit dhe kërkuan një angazhim të qartë politik nga shteti për zhvillimin e aftësive luftarake.
Nga ana e saj, Forcat Ushtarako-Ajrore deklaruan se për shkak të luftës në Ukrainë, shumë nga ngjarjet e planifikuara fillimisht u shtynë ose u anuluan. Nga ana tjetër, është forcuar kontrolli i transportit detar dhe mbrojtja e komunikimeve detare. Sipas ministrit të mbrojtjes në detyrë, Dimitër Stojanov, për shkak të vonesës afro 30-vjeçare në modernizimin e forcave tona të armatosura, aktualisht nevojiten burime financiare prej 3-4% të PBB-së.Gjatë një operacioni policor në qendër të Sofjes për të luftuar migracionin e paligjshëm dhe për të parandaluar kryerjen e krimeve nga dhe kundër shtetasve të huaj, u arrestuan 13 persona. Operacioni është kryer në datat 16 dhe 17 prill, njofton..
Të Premten e Madhe - dita më e trishtuar për të krishterët, Shërbimi Hyjnor kujton vuajtjen, kryqëzimin dhe vdekjen e Jezu Krishtit për fajin dhe mëkatet e njerëzimit. Shërbesa në Katedralen e Mitropolisë “Shën e Diela” në Sofje u drejtua nga..
Bullgaria ka kërkuar të tërheqë kërkesën e saj në Komisionin Evropian për pagesën e këstit të dytë sipas Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, njoftoi Komisioni për BNR. Kërkesa u bë dje pas koordinimit me Komisionin, njoftoi..
Në shërbimet për Pashkën e tij të fundit, Papa Françesku u shfaq para besimtarëve me një omofor, të marrë si dhuratë gjatë vizitës së tij në Bullgari në..
Moti me diell do të mbizotërojë ditën e martë . Mbi Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të formohen re shiu dhe do të bien shira në disa rajone...
Kryetarja e Kuvendit Popullor Natalija Kisellova sot do t'i shpërblejë fituesit e Festivalit të 32-të të Pashkëve të Fëmijëve në qytetin serb të..