Bullgaria duhet të vendosë këtë vit nëse do të zgjerojë në ndonjë mënyrë resursin e MiG-29. Në konferencën e shefit të mbrojtjes në Sofje, me pjesëmarrjen e presidentit Rumen Radev, u bë e qartë se opsioni për një platformë zëvendësuese deri në ardhjen e F-16-ve të parë në vitin 2025 nuk po zbatohet. Ekspertët e Forcave Ushtarako-Ajrore theksuan se pjesët për avionët MiG janë vështirë për t'u gjetur.
Forcat Ushtarako-Ajrore i kryejnë detyrat e tyre në kushtet e mungesës së burimeve financiare dhe materiale dhe të mungesës së pajisjeve të aviacionit. Megjithatë, detyra e Policisë Ajrore ka qenë dhe do të jetë gjithmonë një prioritet kryesor.
Forcat Tokësore njohën gjithashtu nevojën për fonde për zbatimin e projekteve të modernizimit dhe kërkuan një angazhim të qartë politik nga shteti për zhvillimin e aftësive luftarake.
Nga ana e saj, Forcat Ushtarako-Ajrore deklaruan se për shkak të luftës në Ukrainë, shumë nga ngjarjet e planifikuara fillimisht u shtynë ose u anuluan. Nga ana tjetër, është forcuar kontrolli i transportit detar dhe mbrojtja e komunikimeve detare. Sipas ministrit të mbrojtjes në detyrë, Dimitër Stojanov, për shkak të vonesës afro 30-vjeçare në modernizimin e forcave tona të armatosura, aktualisht nevojiten burime financiare prej 3-4% të PBB-së.Askush, askund, në asnjë mënyrë, nuk e ka diskutuar çështjen e dërgimit të personelit ushtarak në Ukrainë për të marrë pjesë në armiqësitë midis Rusisë dhe Ukrainës. Kështu u tha deputetëve ministri i punëve të jashtme, Georg Georgiev. Georgiev,..
Në Manastir u hap klubi i shoqatës për kulturë, arsim dhe traditë “Ura Ballkanike”. Kjo ndodhi në prani të ambasadorit të Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Zheljazko Radukov dhe Konsullit të Përgjithshëm në Manastir Nikollaj Dimitrov, diplomatëve..
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e Kishës Ortodokse Bullgare Daniil. "Ne jemi duke diskutuar futjen e orëve mësimore mbi virtytet..
Nuk ka asnjë ndryshim, forcat e armatosura bullgare nuk do të dërgohen në Ukrainë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një koment për takimin mes..
Bullgaria paraqiti një kërkesë për një raport të jashtëzakonshëm konvergjence bazuar në të kuptuarit se vendi i plotëson kriteret për të hyrë në..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5° deri në 0°, më të ulëta në zonat verilindore deri në minus 7°. Në Sofje do të jetë rreth..