Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 2 marsin

Muaji mars fillon me reshje të dobëta shiu dhe mjegull

Foto: BGNES

Gjatë natës dhe ditën e enjte më 2 mars do të mbajë mot me vranësira dhe mjegull. Në shumë vende, kryesisht në Bullgarinë Perëndimore, ndërsa në mbrëmje dhe gjatë natës me të gdhirë e premtja edhe në Bullgarinë Qendrore do të ketë reshje të dobëta shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindor. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2° deri në 7°, ndërsa maksimalet nga 6° deri në 11°. Në Sofje temperatura minimale do të jetë rreth 3°, ajo maksimale 6°.

Në zonat malore do të mbajë vranësira dhe mjegull, me reshje të dobëta bore, nën 1000-1200 metra - reshje shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare juglindore. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 metra do të jetë rreth 3°, në 2000 metra rreth minus 1°.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 7 marsin 2025

Paraditen e së premtes dukshmëria do të jetë e reduktuar vende-vende në fusha, lugina dhe përreth pellgjeve. Temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 4°, në Sofje rreth 1°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira..

botuar më 25-03-06 7.35.MD

Pas pak ditësh qeveria do të bëjë të ditur se cilat nga projektet e Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë janë duke u rrëzuar

Në një konferencë të jashtëzakonshme në Këshillin e Ministrave, zëvendëskryeministri dhe ministër i inovacionit dhe rritjes Tomisllav Donçev njoftoi se javën e ardhshme qeveria do të njoftojë se cilët nga projektet në kuadër të Planit të Rimëkëmbjes..

botuar më 25-03-06 6.09.MD

Bullgaria propozon që fondet e pashpenzuara nga Plani i Rimëkëmbjes dhe Qëdnrueshmërisë të shfrytëzohen për mbrojtje

Para fillimit të Samitit të jashtëzakonshëm të BE-së, kryeministri Rosen Zheljazkov deklaroi se Bullgaria do të propozojë që fondet e pashpenzuara dhe të paabsorbuara nga Plani Kombëtar i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, të shfrytëzohen për mbrojtje..

botuar më 25-03-06 5.22.MD