Në prag të 145-vjetorit të Çlirimit të Bullgarisë, Kryqi i Kuq Bullgar bëri homazhet tradicionale para Monumentit të Doktorit në Sofje, i ngritur për nder të mjekëve heronj të vdekur në Luftën Ruso-Turke (1877-1878). Në ceremoni mori pjesë edhe nënpresidentja Ilijana Jotova. “Sot u bëjmë homazh heronjve që ishin në fushëbetejë jo me armë në dorë, por stetoskopë, bisturi, fashat”, theksoi Jotova. Ajo falënderoi Kryqin e Kuq Bullgar për punën aktive dhe të përkushtuar. “Sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë për ju”, theksoi nënpresidenti dhe kujtoi se Kryqi i Kuq Bullgar ishte ndër të parat që u dha dorën atyre që ikën nga fatkeqësia e përgjakshme në Ukrainë, si dhe në ndihmë pas tërmetit shkatërrues në Turqi dhe Siri.
Me 128 vota pro, Kuvendi Popullor miratoi deklaratën e paraqitur nga kryetarja e parlamentit Natalija Kisellova, në të cilën u bën thirrje anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese që të bëjnë publike të gjitha dokumentet lidhur me çështjen kushtetuese për..
Afati i fundit që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i kishte dhënë Shërbimit Informativ për marrjen e të dhënave përfundimtare të rillogaritura nga zgjedhjet e fundit parlamentare është përmbushur. Në orën 9 të mëngjesit ato u dërguan në KQZ...
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) e ka shpallur të papranueshme ankesën e “Kishës së Krishterë Ortodokse dhe të tjerëve kundër Bullgarisë”. Vendimi është marrë unanimisht më 6 mars dhe është përfundimtar, njoftoi Ministria e..
Misioni i fuqive të mesme është të luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe të formojnë veprime kolektive që do të..
Partia “Veliçie” hyn në Parlamentin e 51 - të me 10 deputetë, bëri të ditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pas një vendimi të Gjykatës..
Të shtunën , pas reshjeve që priten gjatë natës, temperaturat minimale do të jenë 8 deri në 13 ° në mëngjes. Do të jetë rreth 11 ° në Sofje. Gjatë..